3 foto që kam publikuar në vitin 2008, sot janë burime ikonike
Gezim Llojdia



1.
Fotografia ka luajtur një rol të rëndësishëm në dokumentimin e ngjarjeve madhore të historisë sonë kombëtare.
Ndër to, momenti i shpalljes së Pavarësisë dhe zhvillimet e ditëve që i paraprinë kanë lënë gjurmë të çmuara në arkiva, gazeta dhe botime të ndryshme por jo në fototgrafi.
Por fotografia ka qenë gjithmonë edhe një prej mënyrave më të forta për të ndaluar kohën.
…Në historinë e Pavarësisë së Shqipërisë, ka shumë pak fotografi nga dita e Flamurit.Në mos nuk ka aspak nga ajo ditë.
Vec disa imazhe të hershme të botuara vite më vonë në gazetën “Flamuri” gazetë që botohej në Romë në gjuhën shqipe.
Ato kanë mbetur dëshmi të pazëvendësueshme të atyre ditëve, që formësuan shtetin shqiptar.
Dhe ky dossier paraqet tri fotografi të hershme, të botuara fillimisht në gazetën “Flamuri”, të cilat ofrojnë një dritare të rëndësishme drejt figurave dhe atmosferës së fillimeve të shtetit shqiptar.
2.
Shkrimi im i parë mbi këtë temë u botua në vitin 2008, ndërsa sot këto foto gjenden kudo në internet, shpesh të ripërdorura pa njohur origjinën e tyre të vërtetë.Këto foto që sot qarkullojnë gjerësisht në internet, duke u bërë pjesë e referencave të shumta në studime dhe artikuj historikë, por pa thënë burimin e parë.
Duke i ripublikuar këto foto do të bëjmë edhe sqarimin sic u publikuan herën e parë 20 vite më pare. Dhe si u publikuan 1 shekull më parë në gazeten shqiptare në Romë.
3.
…Fotografia e parë.Kjo foto përfaqëson një grup të rëndësishëm personalitetesh të cilët morën pjesë në përvjetorin e parë të Pavarësisë. Fotografia e parë i përket rrugës për në Vlorë të delegatëve të Pavarësisë. Ajo shfaq një grup personalitetesh që, edhe pse me role të ndryshme, mbetën pjesë e pandashme e fazës themeluese të shtetit.
Renditur nga e majta në të djathtë, fotografía përfshin:
Naraç
Major Alem Tragjasi
Lef Nosi
Pandeli Cale
Luigj Gurakuqi
Dhimitër Berati
Figura të tilla, me rol kyç në vitet e para të shtetit shqiptar, janë dëshmi e frymës së bashkimit kombëtar që karakterizoi periudhën pas vitit 1912. Është një foto që sot qarkullon shpesh në rrjet, por pak e dinë se botimi i saj më i hershëm i aksesueshëm publikisht ishte pikërisht te “Flamuri” dhe autori është Gëzim Llojdia që I ka publikuar në vitin 2008 fillimisht në facebook dhe më vonë në gazetat e atij viti.
2.
Fotografia e dytë , “28 nanduer 1912”
Kjo fotografi mban shënimin historik “28 nanduer 1912” dhe u botua në vitin 1964 në numrat 101-104 të gazetës “Flamuri”.
Sipas sqarimit të redaksisë, fotoja paraqet:
“Një grup delegatësh që udhëtojnë me Ismail Qemalin, në mes të udhës para se të shkojnë në Vlorë, ku do të ngrenë flamurin.”
Në të identifikohen:
Dhimitër Zografi
Dhimitër Berati
Dhimitër Mborja
Pandeli Cali
Qazim Kokoshi
Pandeli Mborja
Muço Sharra
Kjo është një nga shumë pak fotografi që i paraqet delegatët gjatë udhëtimit drejt aktit historik të shpalljes së pavarësisë, duke e bërë atë një burim me vlerë të jashtëzakonshme dokumentare.
Kjo është një tjetër fotografi unike qe mban shënimin “28 nanduer 1912”.
Imazhi është i veçantë .Fotografia nuk dokumenton dot ditën historike të 28 nëntorit, por rrugën drejt saj, dhe këto foto vijnë një moment aq të rrallë të fotografuara në atë periudhë.
3.
Fotografia e tretë Ismail Qemali dhe personazhi i paidentifikuar
Në gazetën “Flamuri” kjo foto është botuar me shënimin se paraqet:
“Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi.”
Megjithatë, identifikimi i personazhit të dytë ka rezultuar i pasaktë. Ndërsa Plaku i Vlorës , Ismail Qemali është pa dyshim i pranishëm në foto, personi tjetër nuk është Luigj Gurakuqi. Kjo e bën fotografinë një shembull tipik të sfidave të identifikimit në burimet e vjetra ikonografike, ku gabime të tilla janë të zakonshme për shkak të mungesës së dokumentimit të saktë në kohë.
Mirëpo,keto ndryshime vihen re shumë vite më vonë, 1 shekull me pas kur këto fotografi u hodhën në qarkullim.
Dhe nga këto identifikime të mëvonshme e rrëzojnë këtë pretendim. Ndërsa Plaku i Vlorës është i pranishëm, personazhi i dytë nuk është Gurakuqi. Bëhet fjalë për një gabim të përsëritur në burimet ikonografike të hershme një rast tipik që tregon sa lehtë deformohet memoria vizuale kur mungon dokumentimi i saktë.
4.
Këto jane fotografitë që formësojnë narrativën tone.Këto imazhe të hershme janë më shumë se artefakte. Ato janë rrëfime të ngrira që vazhdojnë të flasin.Çdo herë që botohen, shpërndahen a ato ndikojnë në mënyrën se si e kujtojmë Pavarësinë.Përballja me to, saktësimi, rikontekstualizimi kjo është mënyra e vetme për ta mbajtur historinë tonë të ndershme dhe të gjallë.
Fotografitë e hershme të Pavarësisë nuk janë thjesht objekte dokumentare.
Ato janë urë lidhëse ndërmjet brezave, një mënyrë për të parë në sy historinë dhe njerëzit që morën mbi vete barrën e themelimit të shtetit shqiptar. Duke analizuar dhe saktësuar burimet tona ikonografike, ne jo vetëm ruajmë të vërtetën historike, por edhe nderojmë figurat që me vendosmërinë e tyre bënë të mundur lindjen e një kombi të lirë.
Kështu shruhet sot këto fotografi ruajnë historinë.Këto fotografi nga arkivat e gazetës “Flamurit”, te qarkullimi online .