Fisnik mbi të tjerë-Rubjana Nika

Fisnik mbi të tjerë🇦🇱

Nëpër palat rrahur kohërash,

djegur luftërash shekullore,

qendisur me pika gjaku,

gdhendur shqipja madhështore.

Sa fisnik mbi të tjerë,

njomur me gjak,kripur në lotë,

prina e kokën mos e ul,

Ti më i bukuri në botë.

Ty Flamur që na dhe forcë

nëpër luftërat shekullore

e ndër dasma,festa,gëzime

shpirtin peshë na e çove.

Si në luftëra,dhe në paqe,

lagur shirash,puthur diellit,

shkëlqe në gjithë botën mbarë,

porsi harku i ylberit🇦🇱