Kohë e zymtë-Petro Sota

Netët nga errësira mbulohen,

Si pelerinë e zezë e tymosur,

Agime të mjegullta po zgjohen,

Nga dhimbjet e shpirtit plagosur.

Ndërsa trupi dridhet nga ethet,

Me syrin që ka humbur shikimin,

Të zhveshur drurët nga gjethet,

Po presin që të kalojnë dimrin.

Nga të çarat e shpirtit po vinte,

I ftohti që kërkon të hyj brënda,

E varur si në çengela po rrinte,

E zbehtë, si një lehonë hëna.

Një stacion të zbres ajo kërkon,

Nën kthetrat ku e mban errësira,

E nesërmja ndoshta është vonë,

Se s’po duken ditët më të mira,

S’më pëlqen të eci në errësirë,

Por dikush errësirën e kërkonë

Ndërsa nata, porsi një egërsirë,

Agimet e arta, po i errësonë

Por koha shqetësimin e ndjen,

Që po luan me fatin, vetë bota,

Nëpër llava vullkanesh po zjen,

E tmerrëshme mund të vij shqota.

Nga syri horizonti, më zhduket,

Një pikë si Arkimedi s’po e gjej,

Se mëkati në trup po më futet,

Dhe shpirtin kërkon t’më rrëmbej.

S’do të pres ndryshimet e motit,

As të keqen nuk mundem ta pres,

Por, për të qënë sa më afër Zotit,

Nuk mundem, që shpirtin ta shes.