
PRANVERË E HUMBUR
Në kanionin ,brenda zemre,
mbretëron i bukuri peizash
Qê ngjan si një stinë pranvere,
ai me ngjyra zemre, të flet e i flasë.
Degët e shpirtit t’gjelbëruar,
Brenda syve, plot gonxhe çelur,
Lozonjar,ti si unë, kurrë,s’ke takuar,
Paçka se mbi çdo lule don zhuan i fjetur.
E unë isha pranverë aq e harlisur,
ti dimër i acartë e prishe magjinē ,
Fletët e shpirtit, poezi poemë e krisur,
Çuditërisht, titull më behesh në kopertinë.
Dikur, do e lexosh, këtë e baladë e di,
Në një natë gri ,në të sertën vetmi.
Me librin në duar ,një gotë raki,
Shpirtit do i thuash si e humba atë bukuri.
Autore
Bukurie Buçpapaj