L E F T E R S H O MO
NJË E NGA NJË SI PIKËZA..
( Jorgos Zambetas- Dhionisios Xefronis)
Stolia ime, djali im
T’më prekësh , si përkulesh
Më çon përmes lundrimeve
Fundbotës e më tutje.
Dhe një nga një si pikëzat
T’ i pij puthjet e s’ ngopem
Rri strukur porsi zogëza
Mes krahëve strehohem.
Shikimet falë prej syçkave
Dashni pa fund më falin
Gjatë ditës vdekje më shkaktojnë
Gjatë natës më ringjallin.
Lermë të hyj mes buzëve
Që etjen të ta shuaj
Dhe zemrës tënde azgani im
Freski për t’ i dhuruar.
Shqipëroi: LEFTER Shomo K241/ trad.α.

