Vullnet Mato

NJERËZIT E EGËR PRIMITIV
Njerëzit e egër, nuk i egërsonte zemërimi,
aqsa egërsohen njerëzit modernë të sotëm.
Bukuroshet e epshit, s’i vrisnin, pas shfrimit,
as kundërshtarit rival nuk ia hiqnin kokën;
Nuk përdhunonin vogëlushët e egër të fisit.
S’u vinin zjarr shpellave, a kasolleve të tjetrit.
Grave u linin punët e lehta , rerth mjedisit.
s’i linin pa fruta e pa mish gjahu, të vjetrit.
Kur vajzat mbeteshin me barrë, nuk abortonin,
nga turpi i prindërve, apo opinioni i shpellës.
Nënat s’i hidhnin shkurreve, foshnjat që s’donin.
kur s’kishin t’i ushqenin, ose i kishin të tepërt.
Femrat, linin ç’kishin, në sy të lakuriqësisë,
s’i tërbonin meshkujt me kureshtje formale,
me dy gisht reçipeta, te sumbullat mbi sisë;
e me një rrip të hollë, mbi folenë gjenitale.
Të egrit nuk shkatërronin sendet e bashkësisë,
për të pohuar tek i pari, besnikëri të verbër.
U faleshin kafshëve, vizatuar mbi shkëmbinj,
por s’linin figurën e prijësit, në çdo perimetër.
Hanin mbi gethe të mëdha, pa lugë, pirunj e pjata ,
Flinin kokë më kokë mbi lëkura pranë njëri-tjetrit.
Nuk dilnin të vidhnin, kur afronte mesnata,
faleshin te nënat , baballarët, e te gjithë etërit.
Kishin në tru, botëkuptim primitiv prej turme.
por s’lakmonin të kishin shumë shpella me dritë.
Nuk laheshin e lyheshin, me aroma parfumesh,
trupin e linin si kafshët, por binin era njeri në shpirt.