Shpresa-Besnik Memelli

Besnik Memelli

SHPRESA
Shpresa na mban gjallë,
Por asgjë, tjetër nuk sjell,
Është dhe mbetet prallë,
Në imagjinatë, idera pjell.


Shpresa fjalë,goje pa gojë,
Na mban gjallë, një jetë,
Sa të jetë jeta, do të rojë,
Kjo është,mëse e vërtetë.


Bres pas brezi, trashëguar,
Luan rol kyç, në k’të botë,
Me mister, krejt e mbuluar,
Shpesh na duket,krejt e kotë.


Shpresa, fat i të ardhmes,
Që nuk bie,asnjëherë në sy,
Si fallxhore e magjishmes,
Gjithkush,shpresën e ka aty.
Shpresa, lodër e të gjithëve,

Ide imagjinare, në mëndje,

E pret të vijë,ditëve e netëve.

Muaj dhe vite,deri në vdekje.
Besnik Memelli