Dom Nikoll Kaçorri- Zëri i lirisë-Nga Masllan Meçi




DOM NIKOLL KAÇORRI- ZËRI I LIRISË

– Zëri i Lirisë

Nga Masllan Meçi
Në zemër të Dibrës e në troje të Arbrit,
Lindi një dritë me emrin Kaçorri i nderit.
Prift me shpirt shqiponje, burrë me zemër zjarri,
Me besë për Shqipërinë, flamurtar i parë për s’mbari.


Në Vlorë, kur kombi priste shpalljen e pavarësisë,
Në krah të Ismailit, si gur i themelit të lirisë.
Firmosi me zemër, jo vetëm me dorë,
Shkroi në histori me gjakun e arbëror.


Nënkryetar i parë i shtetit që u ngrit,
Zëri i kishës, por edhe zëri që s’u dridh.
Mes uratës e pushkës, qëndroi pa u tremb,
Për kombin, për fenë, për flamurin që s’u shëmb.
Ai s’ishte vetëm prift në altar,

Ishte zjarr që digjte për truallin shqiptar.

Një uragan i heshtur, një burrë që s’tradhtoi,

Dom Nikoll Kaçorri – ai që kurrë s’u përkul,për pavarësi.