Kobra lara, lara… Vullnet Mato

Vullnet Mato
 
Kobra e bukur lara, lara,
më doli befas përpara,
më thirri direkt në emër,
më pickoi thellë në zemër.
Për atë kobër perri,
u grinda me shokë të mi,
se pranova robërinë,
dhe braktisa beqarinë.


Pasi kobra pikaloshe blu,
me goditi brenda në tru,
me ato të ëmblat pickime,
më ndau dhe nga nëna ime


Më pas shkuam në kurbet,
për të bërë të mirën jetë…
Aty e morëm veten shpejt
në punë turnesh, ditë e net.


Më pas u bëmë vet i tretë,
por koha, na ndau për dreq,
lamë larg, shtëpinë me pleq,
malli po na pickon më keq…
Malli qenka, kobër me zile,
pickon shpirtin me kujtime.
Do kthehemi tek ti, oj nënë,
se ti je diell, kobra hënë!...