
Thank you, WORLD!
~
Ndjehesh paqtë, kur në krye mes
flamujve të tërë Botës,
mbi kokë,
ke Flamurin e Vendit tënd!
Kuqëlo,
me shqabën në zemër!
~
I lodhuri lumë,
Gjithë ky llum?
Po, i gjithë ky llum!
Lumi,
që fund e krye ju shpëlante,
shtrat ndërroi!
Ndërroi udhë!
I lodhuri lumë!
E tani buallica bëlldum,
qielli bujarisht u tërë zbraz,
vithisuni me hundë!
~
Kush të ulërijë?
Shërtin keq, moj çezmë,
për mikun
që s’vjen.
Ti veçse zë ndryshk,
mua ç’më ikën jetë!
~
Naiv, pse çirreni?
O naivë!
Pse çirreni?
Dimri ka treguar dhëmbët.
Trupat tharë ngjeshjes,
ç’zjarr ndizni?
…
Avujt e tij,
mushkëritë t’iu hapin vjelësve!
~
E drejta e autores e rezervuar!