Kuvendi i burrave dibrane-Nga Masllan Meçi

Kuvendi i burrave dibrane
Nga Masllan Meçi
 
Në zemër t’Dibrës, n’kodra e male,
Ku era flet per krahinat me halle ,
U mblodhën burrat, si dikur moti,
Me fjalë të randa, me besë si zotni.
Shkrepte dielli mbi xhamadanë,
Shkëlqenin pushkët e krisnin pèr vatanè .
U ngrit një zë, i fortë, i drejtë,
“Dibra s’ul krye, kurrë s’e shkel të drejtë!”
Në atë kuvend s’kish vend për frikë,
As për fjalë boshe, as për hile mik,
Se fjala e dhënë ish gur i randë,
Që mbahej n’shpirt e nder dibran.
Kërcisnin zemrat si pushkë n’kraharor,
Në gjakun e tyre rridhte nder e zor,
Për tokën, për nderin, për fisin e vet,
Kuvendi i burrave, si flamur u tret.
E sot kur Dibra flet me mall,
Për bijt e saj me shpirt të gjall’,
Në çdo shtëpi, në çdo oxhak,
Jehon ai kuvend i pashuar plak.