Carl Scharwath (SHBA). Përktheu: Irma Kurti

Carl Scharwath (SHBA).

Përktheu: Irma Kurti

 

 

 

Carl Scharwath ka botuar poezi apo vepra arti në mbi 175 revista ndërkombëtare. Ai ka botuar katër libra me poezi dhe fotografi. Është nominuar katër herë “The Best of the Net” (Poeti më i mirë online, në vitet 2022-2025) si dhe dy herë për çmimin Pushcart 2023 për poezi dhe një tregim të shkurtër.

 

 

 

I HESHTUR

 

Ashtu si qetësia e fjalëve të pathëna

në ato çaste

ne dëshirojmë heshtjen

dhe dëgjojmë pëshpëritjen e ujit,

vrullin e tij ftohtë që të kaluarën

nga kockat tona e largon.

Ne gjejmë kështu ngushëllim

në thellësinë e pushimit pa limit.

 

 

 

SHPRESË

 

Një shkëndijë në errësirë,

e butë si frymëmarrja,

zemrës i pëshpërit —

krejt pa u ndjerë.

Edhe midis hijeve,

drita e kujton

rrugën

e kthimit në shtëpi.

 

 

MUZIKA E NATYRËS

 

Unë qëndrova në hijen e një peme

ku rriteshin yje në vend të gjetheve,

degët e saj këndonin një këngë

që vetëm hëna mund ta dëgjonte.

 

 

UDHËTIMI

 

Vdekshmëria e çlirët zbriti,

Duke fluturuar përmes qiellit

Dhe një drite të butë pëshpëritëse.

I shkurtër ishte udhëtimi im për tek ti.

 

 

Përktheu nga anglishtja: Irma Kurti