
Dr. Selman Meziu
E ndiqja në botimet e tija të herë pas hershme. Më pëlqente qartësia e mendimeve, korrektësia dhe saktësia në paraqitjen e dokumentave të ndryshme. Me kureshtje shikoja kur ai hapte ato, dosje e libra në dorshkrim në arkivat e ndryshme jashtë vendit tonë. Inxhinieri mekanik Mark Palnikaj tanima po hapte me durim, pasion, kambëngulje, duke shpenzuar nga portofoli i tij, trasenë e një udhetimi të ri. E unë gëzohesha kur ai me botimet e pjeshme në faqen e tij fb. zgjonte kureshtjen e historianëve, përkdhelte ndërgjegjen e patriotëve, zgjonte kureshtjen e lexuesve me botime të materialeve të historisë shqiptare që deri tani i kishte zanun pluhuri në arkivat e Europës. Prandaj ky njeri, hyri në ndërgjegjen time si një promete i të vërtetave historike të kombit Shqiptar. Dhe kaq, këtu mbaronte gjithëçka.
Ishte një mbrëmje e zakonshme tetori. Ndërkohë fillova të lexoi një kumt të zotit Isuf Miha. Nuk kisha se si të mos befasohesha. Sigurisht ishte e papritshme. Njëkohesish edhe mjaft prekëse dhe emocionuese. Ai shkruante:’’Kur të vini në Shqipëi të më takoni pa tjetër. Do t’iu jap një dhurat nga i nderuari, studiuesi Mark Palnikaj. Ky është libri ‘’Skënderbeu,, letërkëmbim me Sulltanët. Fast Print. Tiranë 2018. Data 31.10. 2025. E lexova dhe rilexova, krejt i emocionuar. Mendoja se si një personalitet si Z. Mark Palnikaj më dhuron një libër shumë të randësishëm. Mirëpo unë nuk jam takuar ball përball, nuk kemi shtërnguar duart e parë sy më sy.
Një ditë prej ditësh kthehem në Tiranë. Si gjithmonë i gatshëm, korrekt, i kulturuar, shkruesi i disa librave zoti Miha erdhi një mbrëmje ku pimë edhe një kafe miqësisht. Ndërkohë më dha librin e dhuruar nga zoti Mark. Në ballore, portreti i heroit tone kombëtar me përkrenaren. Sa kaq unë nxora nga çanta librin ‘’Bekime shtatores së dijes,, dhe ia dhash burrit përball, të pashëm, mjaft të zgjuar e të urtë për t’ia dhuruar studiuesit të apsionuar Palnikaj.
A është kureshtsjellëse jeta, vepra, puna dhe karakteri i këtij zbuluesi të mjaft dokumentave arkivore? Sigurisht që po. Mark Palnikaj lindi më 24 shtator 1954, në fshatin Curraj, krahinë Nikaj- Mërturit.
Studiuesi, Palnikaj që prej më shumë se 15 vjetësh punon me muaj të tanë pa kufij kohor në ditë e orë në arkivat më të vjetra, më të mëdha të Vatikanit Apostolik, të Romës, Venecjes, Napolit, Fermos, Trentos etj. Kështu i përkushtuar gjallërsht në kërkimin, studimin dhe botimin e dokumenteve të vjetra historike dhe gjuhësore. Zoti Palnikaj hedhë dritë njohje të re mbi historinë e kishave, komuniteteve, ngjarjeve shoqërore, fetare. Duke zbuluar e studiuar një numër te madh dokumentash ai ka dalur në perfundimin historik se gjuha dhe shkolla shqipe kanë patur vazhdimësi, edhe nën sundimin pesë shekullor të turqisë.
Me botimin e shumë materialeve arkivore të pa parë dritën e botimit të zbuluara me punën e tij të vullnetshme, të pa krahasueshme deri tani me ndonjë albanolog ose studiues shqiptar. Ai ka hedhur dritë mbi ngjarje, vende heronj duke rishkruar historinë shqiptare.
Rrezatime shkëlqimdhënse të të vërtetave mbi përdorimin e gjuhës shqipe dhe vazhdimin e shkollave shqipe edhe në shekujt XVI–XVIII. Me dokumentat e zbuluara, me botimin e tyre, studiuesi Palnikaj jep një kontribut të madh në albanologjinë e shekullit të njëzetë e në ruajtjen e trashgimisë kulturore, historike, etnografike etj.
Ai firmos kontrata të rregullta për kërkime dokumentash në arkiva. Sigurisht studiuesi Palnikaj paguan për çdo muaj pune brenda tyre. Ai punon me kambëngulje duke shprehur virgjërisht pasionin e tij në shfletimin e mijëra dokumentave në qindra dosje. Natyrisht pas kërkimesh sistematike, gjithëherësh i palodhuri veprimtari i shquar i zbulimeve në fushen e historisë etj. doli para historianeve, lexuesve te thjeshtë me një dorëshkrim të një libri me 510 faqe i shkruar në vitin1652. Ky trajton ngjarje historike për Shqipërinë midis viteve 1634–1652. E në vazhdim zbulimin e botimin e pesë librave të klerikut Kamilio Libardi. Vellimin e fundit zoti Mark dha kontributin e tij edhe duke e përkthyer.
Le të konkretizojm punën e palodhur të studiuesit Palnikaj, besnikërinë e tij ndaj zbulimeve dhe rëndësinë e madhe të përkthimeve të tyre me një korrektësi të përkryer. Dhe ja : ‘’Me rastin e këtij pervjetori (550 vjetori i vdekjes te Gj. Kastriotit. S.M. ) kontrolluam se çfarë përmbante ky dolument dhe cila ishte rëndësia e tij për historinë e Shqipërisë.,, (f. 5) Dhe më tej: ‘’Gjatë përkthimit të një dokumenti ruhet pak a shume ideja kryesore ose mendimi i shprehur në variantin origjinal, pa bërë përkthimin besnik të dokumentit.,, (f. 7)
Dhe ja se si me plotë seriozitet, modesti e thjeshtësi, punon, mendon, shkruan, të parqitura në parathënien e librit ‘’Skënderbeu, letërkëmbimet me sulltanët.,,: ‘’Kopjen tonë po e paraqesim në tre forma në origjinal, të transkriptuar dhe të përkthyer. Lexuesi i ka mundsësitë të shikoje dhe verifikojë saktësinë e transkriptimit të paraqitur nga ana jonë dhe të besnikërisë në përkthim.,, (f. 10)
Le të shprehim tani rëndësinë e këtij libri sipas vetë botuesit të dokumentave mëvetëse të studiuesit Mark Palnikaj: ‘’Letrat që Gjergj Kastriot – Skënderbeu u dërgon sulltanëve Murati i II dhe Mehmeti i II janë të shkruara me gjuhë të qartë, stil të kuptueshëm, përmbajnë shumë ide dhe shprehin nivelin e lartë të kulturës politike të Kryeheroit shqiptar dhe oborrtarëve të tij që merreshin me çështje diplomatike.,, (f. 13) Një mësim i vyer edhe për pushtetarët e shekullit te njëzetë e njëtë në Shqipëri. Një shembull për t’u ndjekur me serozitet dhe besnikëri nga diplomacia e vendit tonë.
Figura e Mark Palnikajt sot është e respektueshme kudo ku ndodhen konferenca të ndryshmne të karakterit Historik. Ai është i kudo ndodhur në ngjarje e vendbanime të lashta për t’i parë ato nga afër, duke i dokumentuar, vlerësuar dhe dhënë këshilla mbi ato në planin historik, në fushën e arkeologjisë dhe ruajtjes së tyre me fanatizëm si vlera shumë të çmuara për lashtësinë e popullit shqiptar.
Po shkëputim një pjesëz te udhëtimeve të tija me punë të vyera, si studiues, dhe ja: nga Zyma e Prizerenit pastaj udhëton për Martanesh në vendbanime të lashta e shenja themelesh të institucioneve kishtare. Nga kalaja e Lezhës në Dol të Gjakovës, me pas nga fortifikomet e Gjergj Kastriotit në Temel të Bulqizës, në Kukës në përurimin e vendosjes së Shqiponjës. Pastaj udhëton për në Shpendadi të Prizerenit, kalon në Prishtine dhe zbret në Shkodër. Ka vetëm disa javë që ka filluar’’gërmimet,, në Arkivin Apostolik në Vatikan, Itali për të kërkuar zbuluar dokumenta, letërkëmbime, panflete, libra në dorëshkrim etj.
04.12. 2025