
LEFTER SHOMO
JANNIS RITSOS” EPITAFI” KËNGA E KATERTË ΕΠΙΤΑΦΙΟΣ. ( ΙV )
Ditmaji më mërgove
Ditmaji e të humbas
O bir, pranverën doje fort
Dhe hypje atje lart..
Pangopësisht përmbi terracë
Që andej lart sodisje
Dritën e mbarë gjithësisë
Me sytë e tu e milje.
Dhe më tregoje aq imtësisht
Duke mbajtur gishtin shtrirë
Se ç’ është e mjegullt, ngjyrëroz
E ëmbël dhe e mirë.
Dëftoje përtej detin
Posi vajin të ndrisë
Por edhe malin tej, përreth
Me kaltëroshin tis.
Shkurret e zogjtë, të voglat
Të varfrat milingona
Bulëzat si diamantet
Tek po djersinte stomna.
Ndërsa, biri im, tregoje
Për yjet, pafundësitë
I shihja në sytë e tu më qartë,
Në të bojqjelltat sytë.
Me zë burri më rrëfeje
Të ëmbël e të nxehtë
Aq sa bregdetit s’i mjafton
Të mbajë gurralecë.
Më thoshje tonat do të jenë
Bukuritë , o biri im,
U shojte dhe u shua bashkë
I zjarrit tonë ndriçim.
Shqipëroi Lefter Shomo