
Nga:Hysen S. Dizdari
RRETHANAT HISTORIKE KU U MBAJT KONGRESI I LUSHNJES.
Kongresi i Lushnjes i zhvilloi punimet nga 21-31 janar të vitit 1920, në të cilin u miratua një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë si dhe zgjodhi këshillin e lartë prej 4 vetash, që do të kryente funksionet e kryetarit të shtetit dhe një këshill kombëtar me 37 veta.
Kryeministër u zgjodh Sulejman Delvina.
Kongresi i zhvilloi punimet në shtëpin e patriotit lushnjar, Kaso Fuga.
Në atë Kongres morën pjesë delegatë të zgjedhur nga e gjithë Shqipëria. Qëllimi i Kongresit ishte studimi i situatës së brendshme dhe të jashtme të vendit dhe masat që duhet të merreshin për shpëtimin nga rreziku i copëtimit të Shqipërisë.
Delegateve u uroi mirëseardhjen në Kongres,nga patriot Ferit Vokopola që ishte delegati i Prefekturës së Beratit, Lushnjes dhe Skraparit. Pas Vokopolës, fjalën e mori patrioti, Aqif Pashë Elbasani.
Aqif Pasha ju përgjigjë shkurt të gjitha pyetjeve të bëra nga delegatët duke mbyllur kështu ceremoninë e hapjes së Kongresit.
Mbas ceremonisë së hapjes, u bë ndarja e deputetëve nëpër grupe (komisione) të ndryshme, të cilat filluan nga puna menjëherë.
Në mbledhjen e dytë të këtij kongresit, e cila u mbajt më datën 24 janar 1920, u zgjodh si Kryetar i Kongresit Aqif Pashë Elbasani.Po atë ditë nga ana e delegatëve u mbajtën fjalime të ndryshme mbi vrasjen e patriotit Abdyl Ypi, i cili kishte qenë një nga iniciatorët e mbajtjes së atij kongresi.
Patriotin Abdyl Ypin, e vranë, njerëzit e qeverisë së Durrësit, pak ditë përpara mbajtjes së asaj mbledhje, me qëllim që të frikësonin delegatët për të mos marrë pjesë në Kongresin e Lushnjes.
KONGRESI I LUSHNJES MORI KËTO VENDIME :
-Rrëzimin e qeverisë së Durrësit.
-Zgjodhi përfaqësues legjitimë të popullit shqiptar, në delegacionin e Konferencës së Paqes në Paris: Imzot, Luigj Bumçin, Mehmet Konicën dhe Dr. Turtullin.
-Me daten 30 janar 1920,kongresi zgjodhi si anëtarë të Këshillit të Lartë:
Imzot Bumçin, Aqif Pashë Elbasanin, Abdi Toptanin dhe Dr. Turtullin.
-Kongresi i Lushnjes, zgjodhi qeverisë së re, e cila kryesohej nga
kryeministri: Sulejman Delvina.
ANTARË TË KËSAJ QEVERIE U ZGJODHËN:
Ahmet Zogu, Ministër i Brendshëm, Mehmet Konica, Ministër i Punëve të Jashtme, Hoxhë Kadria, Ministër i Drejtësisë, Ndoc Çoba, Ministër i Financave, Sotir Peci, Ministër i Arsimit, Ali Riza Kolonja, Ministër i Luftës, Eshref Frashëri, Drejtor i Përgjithshëm i Punëve Botore dhe Idhomeni Kosturi.
-Në mbledhjen e datës 31 janar 1920 , kongresi zgjodhi anëtarët e Senatit dhe u vendos që delegatët të mos shpërndaheshin derisa qeveria të merrte në dorë frenat e shtetit.
Pas kësaj mbledhje, atë pasdreke të 31 janarit të vitit 1920-të, kongresi u dha fund punimeve të tij, duke vendosur: Qytetin i Tiranës, do jetë kryeqytet i Shqipërisë.
Kongresi i Lushnjes, ishte në ngjarje me rëndësi të madhe historike në shkallë kombëtare dhe ndërkombetare sepse arriti të hedhë themelet e shtetit shqiptare dhe pamvarsisë, të arritur me 28 nëntor 1912 në Vlorë.
Ky Kongres ishte një shprehje e vullnetit të popullit shqiptare, por edhe një akt i rëndësishëm guximi e trimërie në mes të dëshpërimit të vendimeve të pa drejta të Konferencës Paqës të vitit 1919, i cili u ndërmorë nga intelektualët dhe patriotët shqiptarë, në këtë moment rreziku për pamvarsinë e Shqiperisë.
Përfaqësuesit e të gjitha krahinave shqiptare u mblodhën në Lushnjë, dhe vendosën të shpallnin Lidhjen e Bashkimin Kombëtar Shqiptar me qëllim që ti jepnin fund anarkisë në vend dhe të vendosen të ndërtojnë një shtet shqiptarë, të pamvarur dhe të mbeshtetur mbi forcat e veta.
Edhe Filatelia shqiptare në historinë e saj, mbi 112 vjeçare, ka dhënë një kontribut të vyer në edukimin patriotik dhe atëdhetar të brezit të ri.
Një nga emisionet më të rëndësishme të pullave postare kushtuar Kongresit Lushnjes, u emetua, me 21 janar 2020.
Posta Shqiptare, me rastin e 100 vjetorit të Kongresit Lushnjes, me 21 janar 2020 emetojë një emison me pulla postare të emertuar: “100 VJET PARLAMENTALIZËM SHQIPTARË,,
Ky emision përmban një seri me pesë pulla postare me vlerat : 20 lekë ,30 lekë,40 lekë 60 lekë 200 lekë dhe zarfin e ditës parë, FDC.
Pulla me vlere 20 lekë, pamje të ndërtesës historike ku zhvillojë punimet Kongresi i Lushnjes.Një karakretistikë e kësaj pulle është se në, pjesën e sipërme majtas kanë të vendosur shqiponjën dy krenare, mbi një sfond ngjyrë të kuqe kanë, ku është shkruar me germa të mëdha :
“100 VJET PARLAMENTARIZEM SHQIPTARE”
Pulla me vlere 30 lekë, paraqetë një pamje të ndërtesës historike ku zhvillojë punimet Kongresi i Lushnjes, nga viti 1920-1925.
Pulla me vlere 40 lekë, paraqet në sfond, një logo të flamurit kombëtarë shqiptarë, ku mbi të , ka të shkruar 100 Vjet, kurse në pjesën e sipërme të kësaj pulle ka të shkruar me germa të mëdha :
“100 VJET PARLAMENTALIZEM SHQIPTAR 1920 -2020”
Pulla me vlerë 60 lekë, paraqet, ndertesën historike ku zhvillojë punimet Parlamenti Shqiptar, në Tiranë pas vitit 1925-1944.
Sot kjo ndërtesë shërben si Tetari i Kukullave.
Pulla me vlerë 200 lekë, paraqet një pamje ballore të ndërtesës ku zhvillon punimet, Parlamenti Shqiptare nga viti 1945-2020.
Të dhënat teknike të kësaj serie me pulla postare janë:
Përmasat e pullës: 44 x 34 mm
Kompozimi i tabakut: 4 seri në tabak
Data e emetimit: 21.03.2011
Tirazhi filatelik: 20 lekë,30 lekë,40 lekë,60lekë – 3000 pulla.
Tirazhi filatelik: 200 lekë -13000 pulla, FDC :300 copë.