Çapkëne moj !Petro Sota




ÇAPKËNE MOJ. !
————————-
Tek ujvara, që rrjedh në krua,
Më provokon, me ecjen tënde,
Më dridhet shpirti, vërtetë mua,
Kur ty të shoh, moj çapkëne.
S’të flas dot, çapkëne moj,
Fjala n’buzë, më është tharë,
Xhveshur desha, të shikoj,
Poshtë ujvarës, duke u larë.


Ngjyrat derdhur, ylberi kish,
Që vallzonin, e ajrin tundin,
Disa pikla, të binin n’mish,
Ndërsa vetë, e ngrije fundin.


Të rrjedh shpirti, ëmbëlsirë,
E buza jote, si prush nën hi,
Kur thahet goja, për të pirë,
Do pak mjaltë, që rrjedh në gji.


Kur më vjen, ashtu e qeshur,
E tund belin, si lozonjare,
Zbuluar gusha, gjiri xhveshur,
Ma djeg shpirtin, moj manare.


At’ vështrim që syri t’mbanë,
Më qellove, pak më parë,
Si shigjeta, mbi mua ranë,
Për çudi, s’më kishin vrarë…


Por më le, shpirtin t’plagosur,
Aty i fshehur, duke të parë,
Se vështrimet, s’kanë të sosur,
Ashtu siç ecën, nën ujvarë.
Më ecën lehtë, duke u tundur,
S'rri më fshehur, do e pranoj,
Me armën tënde, më ke mundur,
Të jam dorzuar, çapkëne moj.