
Mora udhë.
Mbyllur në vetvete rënkoj e hesht.
I bërtas rutinës përbrendshëm s'resht.
Më mblidhet lëmsh në ezofag ngulfatur .
Në dallgë e valë më lëshuan pamatur.
Mirësisht më kot mora udhë.
Një peri të kalbur që fije s’hodhi kurrē.
Të zgjidhet me kohën asnjëherë mos u lodh.
Saga e babëzinjve ligësisht kohës rrodh.
Dënuar zbaticash ecejakesh rrufeshëm lêshuar.
Rrymë klanesh çakej epsh lëpirë.
Mora udhë nëpër ëndërra të akullta ngujuar.
E mbylla shpirtin n’dry ndryshkë në s’mirë.
Frymoj helm shfryjë furishëm nxjerrë duf.
E çorra t’keqin t’idhëtin lidhë ngushtë.
Llahtarisur djegë degësh tharë por rrënjët fortesë.
T’marrësh udhē mirësisht kthyer n’dënesë.
Shiu i trubullt i përrejve të tharë s'më mbytë.
Të paudhët bërë tufë s'arrinë t'më koritë.
Horrorēt çakej kërmash mes vetit copëtuan.
Në udhën e paudhë mbathë patkua e thuanë.
Shkroi!
Miranda Troci Derti
Reç Dibër!