Brixhilda Dede

Ka netë që demonët më ulen kraharorit,
si trille që zgjojnë makthin.
Ka ditë që vij vërdallë si endacak,
shtegut ku vetja vetëdijen të shfaqi.
Në një çast brishtësie ku komandë bën fati,
mes dialogut shpresë = lakmi ku arsyeja dorëzohet
dhe ç' do roletë bëhet nyje vartësie e rastit.
Përditshmërisë nga dështim i historisë që mbyt nuk i shpëton dot,
pranishmëri të bëhet emocioni drithërues i çastit.
Aty ku zbrazëtia si udhë e gjerë hapet
dhe boshllëku përsëri gjen ritualin.
Mbi prushe zjarri kur ec e përvëlohesh,
arrin shpejt të kuptosh;
Se vlera nuk matet me fitore rastësore,
Se liri e vërtetë , nuk të mban rob .
Atëherë, këngën e pavarësisë këndo, të të vlojë gjaku.