Dritan Mardodaj

“14 shkurti” (gjasme)
Erdhi shkurti o milet
Ç’është një festë me 14-të
Thonë se është festë dashnie
Ka shumë gjasa t’jetë tregtie
Mbushet gjiro edhe sushi
Salmonelë me raki rrushi
Restorant, “nouvelles couisine”
10 mijë lekë një patatinë
Ditën tjetër o njeri
“Altro che” me ngrejt dolli
Gjysma me dizenteri
E direkt për farmaci
Me ilaçe të skadume
Këta horra dhe tutkune
I kanë hy mirë asaj pune
Mashtrrime për përfitime
Për shëndetin veç dëmtime
Ec mër bleje me nxitim
Dashke ti dhe rimbursim?!
Ec mër kur u bone ti
Merri këto e rrasja n’shpi
N’tv plot telenovela
Me ca horra e baxhella
Disa turke e latine
Intrigë,raporte intime
Prokurime, përfitime
Mali paska pirë shumë ujë?!
Tha eksperti, mos e luj
Ja pra tha, e shof që këtu
E paska ekzagjeru
Lëre pak sa të qetësohet
Sa t’thahet, t’stabilizohet
E më pas vazhdon avazi
Prenotime te masazhi
Pak relaks me tip “kolazhi”
Shumë klientë nga patronazhi
E më pas shkojnë me nxitim
Mos t’vonohen në takim
Erdhe zemra, erdha ylli
Sot i rashë andej nga brryli
Veç vjedhjes, këta t’përdalë
Duan t’çthurrin dhe moral
Të pa cipë edhe pa norma
Llapin edhe për reforma?!
E kanë kthyer këta hale
Në një festë komerçale
Në vitrinë shesin parfume
Gjysma janë të skadume
Pjesa tjetër “contraffato”
Çokollatë edhe “gelato”
Çfarë t’festosh more njeri
Kur ke hajna n’qeveri?!
Dhe besëprerë në dikaster
Po e kthejnë këtë vend në ferr
Pa i shporrur këta hajdutë
Qofshit ju, prapë po festut!
.
.
.
.
.
©️ Dritan Mardodaj