Arjana Fetahu Gaba

Mos ma trazo detin
Mos ma trazo detin me stuhi e fjalë,
E dua blunë të shtrihet qetë,
Kurr mos mendo, për asnjë çast,
Se kam ndonjëherë frikë nga rrufetë.
Mos ja ngri dallgët themelit,
Aty kam shpirtin, ruajtur në guaskë,
Si një perlë rri e mbrojtur mirë
E nuk do të flasë.
Mos ja zë ti pritën rrjedhës,
Të them, s’do të mundesh dot,
Sa herë fryet, ajo dergjet qetë,
Dhe pse sheh ca lotë.
Mos nis anije mbushur me zënka,
As nëndetse fjalësh, që të t’them ik,
Dhe pse mbi qerpik të së parës valë,
Rëra humbet nën leshterik.
Mos u kthe ti në pulbardhë,
E di që qielli të fal liri,
Por mbi detin tim, në qiellin tim,
Ka veç nje "fole" për dashuri.
Arjana Fetahu Gaba,
New Jersey, USA