LETRA NGA KOSOVA
(Teksti e muzika: Kujtim N.MULLAI)
Letrën tënde kur lexova,
Motra ime nga KOSOVA,
Ndjeva krenari!
Letra shkruar kish me gjak,
Gjak Kosove në çdo prag:
LIRI - DEMOKRACI!
Djep lirie je Kosovë,
Trima lind e rrit çdo dit',
Një të bjerë, mijëra ngrihen,
Kur lirinë kush ta grabit!
Nga çdo fjalë, nga çdo shkronjë,
Del e rritet një jehonë:
S'durojmë robëri!
Për Kosovën Shotë jam,
Ja fal gjithë gjakun që kam,
LIRI - DEMOKRACI!
Djep lirie je ...etj.

