VETMI…
Vetmia,
Prezencë e një miku të padëshiruar,
Shi që tokën në ekstazë mbështjell,
Një grimcë dritë në melankoli e mishëruar,
Që tik-takun e një ore antike përcjell.
Vetmia,
Mirazh shkretëtire që vete e vjen,
Portë e mbyllur e dehur në mungesë,
Fragment oqeani që etjen sta shuan,
Trashëgimi hijesh në filxhanin e kafesë.
Vetmia,
Dhimbje që fjalë të pathëna gërryen,
Refleks hijesh që shpinën të mbulon,
Mbi degë të thata ndjenja që thyhen,
Indipendencë në kaosin që të rrethon.
@anabisholla. Copyright.
Mars 2026.
