Ajo grua-Marisa Ashiku

Marisa Ashiku

Ajo grua
Engjëll
me trupin e një kali,
magji që zbret si ujëvarë
e shuan zjarre
poshtë këmbëve të brishta,
në tokën ku janë mbështetur gjunjë,
stomaku ka bluar gurë ...
E njeh kuptimin e poezisë
që e shkruajnë sytë e saj?
Po fluturimin e shkronjave
që bëhen flutura të gjalla
në lartësinë e ëndrrave?
Engjëll
me sytë e një kali,
duar që thërrmojnë bukë
për zogjtë e harruar
né pyllin e zhveshur nga gjelbërimi,
mban në tokë një copë qiell
e në qiell sytë e Pranverës...
Marisa Ashiku 8 Mars 2026