Një dritë prej qiellit sot ka zbritur -Llesh Gjomarkaj

Një dritë prej qiellit sot ka zbritur,
Engjëj krahë lehtë asaj i prijnë.
Bien kambanat kudo nëpër Mirditë,
Sot kujtojnë motër Marinën.

Ishte veq njëzet e dy
Kur komunistët jetën ia prenë në mes.
Krijuesi e mori atje lart ndër yj,
Toka e përcolli bashkë me një mace, mbyllur në thes.

Qershitë kishin çelur, motër, edhe atëherë,
Era e lisave të lartë frynte e lirë,
Kur pabesia e urrejtja trokiten në çdo derë,
Ia vranë Mirditës bijat e bijtë më të mirë.

Sot në Ndërfushaz, motër, nderohet kujtimi jot,
Emri plot dritë të shndrit përmbi re.
Pranë vetes të mori i Madhi Zot,
Motër Mari, lutu për ne.