Dori Camaj

K’ndon nji kumri
n’nji deg t’fshehun m’at an’,
e mue gjaku m’bahet i njelmt.
Shuj maj, t’ardht ora e lig,
shuj se ma çave shpirtin si arra…
Shko e rrfeu n’kamb t’kishs,
a laje kryet n’sy t’lumit,
veç shuj…
Jam lodh tuj i pshtjell shpirtnat
n’fleta dafinash,
e druj se duert jan ba kryethyme
e s’m’marrin ma vesht.
Jan lodh,
e me t’drejt t’shpirtit,
dikur asht boll…
Shko tash,nisu,
e merre kujën tande n’gji.
Mbyte zanin e territ
qi m’rrin si rrobe hithash,
e lem t’tretem
andrash pa kthim…