Në mesin e dimrit, bagëtia duke pjellë
ushqimi mbaroj , bora zuri te bjerë,
bariu nuk flinte kujtonte, bagëtinë
blegërinin bejkat, kërkonin ushqimë.
Me çizme llastiku, dhe me shkop ne dorë
në orën 5 të mëngjezit,u nis nëpër dëborë,
shkoj neper fshat , shtëpi ,me shtëpi,
kërkoi pak kashtë, për të uriturat bagëti.
Të gjithë e respektuan, e futën në shtëpi
kush me një kafe dhe kush me pekuli,
çarçafin e çjepën, e hoqën nga jorgani
një nga një me radhë i hodhën te çarçafi.
Bariu i gëzuar, e hodhi në krah,
shyqyr që ka Zot, si dhe fshat për mua,
nuk mi lan bagëtitë në palcën e dimrit,
te ngorthnin të gjorat,me foshnjet e gjirit.
Nga njerëzit e ardhur me shpirtin e mirë
nga rracat e lashta të fisit ilir.
