Gezim Bega

Kujtojnë rininë
I kërkojnë kohës: na e sillni rininë,
atë rini me ëndrrën e prerë,
vitet na rëndojnë mbi shpinë.
S’po e durojmë dot këtë jetë të mjerë,
na duket jeta bosh në këtë tokë,
kur s’po shohim fëmijët tanë!
Rrugëve të krusur avash shëtisim,
kolla e thatë po na ngacmon.
Ata kujtojnë hallet dhe dertet,
nga mosha ndjejnë drithërimë.
Flasin për vitet që akoma u mbeten,
ngadalë mos thyejnë ndonjë brinjë.
Sytë me lot, ashtu duke qarë,
kësaj bote çfarë borxhe i lanë?
Duke ecur rrugës avash si qyqarë,
një pirg të madh dheu na dhanë.