HOMAZH


Halil RAMA – Mjeshtër i Madh
- Nuk u mposht dhe gjunjëzua Liria as përballë presioneve e shantazheve të hetuesve specialë, kur e kërcënonin se mund ta burgosnin edhe atë dhe se fëmijët e saj mund t’i internonin, gjatë kohës që bashkëshorti Mexhiti, një nga specialistët më të mirë financiarë e kuadër kompetent të ish- kooperativës bujqësore vuante dhe përballonte denjësisht të gjitha metodat makabre të asaj hetuesie që e kishte prangosur me të “famshin” grup armiqësor të Shupenzës.
Familjarë, miq dhe të afërm, me trishtim dhe dhimbje i dhanë më 23 mars 2026 lamutumirën, duke e përcjellë për në botën e përtejme me të gjitha nderimet e respektin që meritonte, gruan fisnike dhe me iteligjencë të rrallë Lirie Jovani Xhilaga.
Ajo lindi në Deshat të Dibrës, në familjen e dëgjuar Xhilaga, nga ku u rrit dhe u edukua me traditat më të mira, atdhedashurinë, fisnikërinë dhe shpirtin human.
Motra e vëllezërve me kontribute në diasporën shqiptare të Belgjikës e Australisë, Hasan, Xhelal e Qemal Xhilaga, ndonëse e mbetur e vetme në atdhe pas arratisjes së tyre të bujshme në vitet ’’60-të si kundërshtarë të regjimit komunist, do t’u qëndronte besnike idelave të tyre patriotike (ndonëse ata e kishin mohur për një periudhë të gjatë kohore për shkak të martesës me dashuri me njeriun që dashuronte, duke thyer tabutë e kohës si flamurtare e emancipimit shoqëror).
Këto veti të karakterit të saj ajo do ti pasuronte më tej dhe do t’i demostronte me dashuri, por dhe me sakrifica të panumërta në familjen e bashkëshortit të saj, Mexhit Jovani, i cili padrejtësisht, me një akuzë absurde të sajuar nga ish agjentët e sigurimit famkëq të shtetit të diktaturës komuniste, vuajti më shumë se dy dekada në burgjet skëterrë të atij sistemi, ndër më të egrit që ka njohur Europa.
Nuk u mposht dhe gjunjëzua Liria as përballë presioneve e shantazheve të hetuesve specialë, kur e kërcënonin se mund ta burgosnin edhe atë dhe se fëmijët e saj mund t’i internonin, gjatë kohës që bashkëshorti Mexhiti, një nga specialistët më të mirë financiarë e kuadër kompetent të ish kooperativës bujqësore vuante dhe përballonte denjësisht të gjitha metodat makabre të asaj hetuesie që e kishte prangosur me të “famshin” grup armiqësor të Shupenzës.
Kësisoj, e mbetur e vetme me pesë fëmijë të mitur, Liries i ra barra e rëndë e përballimit me vështirësi të panumërta të mbajtjes së familjes.
Kjo grua inteligjente do të merrte frenat e drejtimit të familjes dhe me mençuri të rrallë do t’u tregonte fëmijëve, të afë rmëve dhe miqve rrugën që duhej ndjekur dhe do ta udhëhiqte familjen e saj për më të mirën. Me sakrifica të mundimshme nuk u gjunjëzua por bëri të pamundurën për të ruajtur nderin dhe prestigjin e familjes nga rridhte dhe në Homesh ku kishte krijuar familjen.
Bashkëkohësit, ndër të cilët mësuesi shembullor Mehdi Dema e kuadri me përvojë Ibrahim Patria – dy përfaqësues dinjitozë të elitës dibrane në metropolin shqiptar, vlerësojnë cilësitë e rralla komunikative të Liries, e cila e rritur në një mjedis familjar atdhetar dhe e martuar po në një familje të tillë, kishte aftësi bindëse të çuditsme. Ata shprehen se Lirie Jovani Xhilaga ishte një nga gratë më simpatike, të mençura e fisnike, e martuar në zonën e tyre.
Fati e sprovoi edhe me humbjen e parakohëshme dy djemve të saj Shkëlqimit dhe Flamurit e më pas edhe të bashkëshortit Mexhitit, por ajo qëndroi stoike edhe përballë këtyre fatkeqësive tejet të rënda.
Me shembullin e një gruaje fsnike, punëtore e të papërkulur ajo fitoi gëzimin dhe respektin e bashkëfshatarëve të Homeshit e Shupenzës ku kaloi pjesën më të madhe të jetës, por edhe të komuniteteve shqiptare në Tiranë e Belgjikë ku jetoi vitet e fundit.
Ndonëse e përvuajtuar si askush tjetër, ajo provoi dashurinë e pamatë të vajzave Lubjanës e Valbonës, të djalit Shkëlzenit dhe veçanërisht përkujdesjen shembullore të Lumturie Berishës që si bashkëshorte e djalit i qëndroi pranë për 30 vjet, duke marrë bekimin e saj.
Po ashtu është rasti të falenderojmë dhe t’i shprehim mirënjohje të thellë edhe mbesës së saj Edës, që si askush e moshës së saj tregoi përkujdesje shembullore për gjyshen, deri në momnetet e fundit kur ajo ndërroi jetë.
Në raste të tilla për të ndjerët thuhen vetëm fjalë të mira, por unë që e kam njohur nga afër, si komshije të familjes time për disa vite këtu në Tiranë, them me bindje se Lirie Jovani vërtet meriton të përkujtohet me nderim të veçantë.
Parajsa qoftë vendbanimi i saj i përjetshëm.