Shpirti i mërgimtarit
I mblodha ngjyrat e luleve, dhe erën e tyre të bukur,
Aromë e bëra, me zemër gjithë botës ja dhurova
I mblodha dhe cicërimat e zogje, dhe melodi të bukur i bëra,
I mblodha dhe gurgullimat e ujit te kroi, ku thëllëzat freskohen,
Erën e trëndelinës s’ malit, dhe lulkuqet e fushës,
Buqet me lule i bëra, për të gjithë të dashuruarit,
Dhe hënën nuse me kurora e bëra, dhe yjet dasmorë ja dërgova,
Me rrezet e arta të diellit, gjithë botën e ngrova
Sytë e tu, i zbukurova, me kaltërsin e qiellit i ngjyeva,
I mblodha gjithë mrekullit e natyrës,
Që zoti ja ka dhuruar,
Dhurat dhe mirësi, për gjithë njerëzimin i bëra
I mblodha vuajtjet dhe hallet, gëzimin, lumturinë dhe hidhërimin,
Babës dhe Nënës i këndova, që largë zemrës i kisha,
Dhe tokës Mëmë, me shpirt i këndova,
Se dhe toka ime e shtrenjtë, është Nënë e Babë për mua,
Se ku do që shkova nëpër botë, Nënë e Babë nuk gjeta
Dhe kurbetit që më mbanë largë, me dhimbje i këndova,
Eh, flamurin fortë në gji e shtrëngova, 
Për heronjtë e vëndit tim, me dorë në zemër u përula, 
Të gjitha këto, dhe shumë, e shumë të tjera pa fund,
Ku lapësi në dorë më dridhej, dhe loti mbi qerpik pikonte,
Dhe shpirti i pastër si uji kristaltë, i hedhte në letrën e bardh,
Ku dergjet i mërguar largë, largë në dhe të huaj
Në një fjalë të vetme i kamë mbledhur,
Më rri në mëndje, dhe më mbanë zgjuar,
Dhe kur ajo do, ndjenjat mi ngacmonë,
Nuk e shty, nuk e ngacmojë, nuk e bëjë të mos më doj,
Se e dua dhe më do, POEZI EMRIN ja thonë,
POEZI EMRIN ja thonë, më jepë krah të fluturoj,
Më jepë zemër të guxoj, me shpirt të pastër të shkruaj,
Më jepë mirësi në shpirt, më jepë dritë në errësirë,
Më çonë me vëndin timë, plagëve u jepë shërim,
Më çanë tek Nënë e Babë, u përgëdhelë ballin e ftoht,
Më largon nga dheu i huaj, më çonë të shikoj Vlorë,
Të prek flamurin me dorë, të përulem para heroit,
Më çonë në gjithë Shqipërinë, që nga jugu në veri,
Të puthë tokë e të puthë gurë, që shpirti s’më ndahet kurrë,
Dhe në vdeksha në mërgat, shpirti im do vij i gjallë,
Se s’ka dhe në vend të huaj, ta tres shpirtin e mërguar,
Si shqiponja krahë hapur, le të vijën vargjet e mi,
Të përqafojë fushë e male, në të shtrenjtin Atdheun tim
