Jurgen Gjoni

Mam
- Mami, a lodhesh ndonjëherë?
- Po... por nuk ta tregoj.
- Pse?
- Sepse dua të të shoh gjithmonë të buzëqeshur.
- Mami, a ke frikë?
- Po... vetëm kur ti nuk je mirë.
- Po për veten?
- Për veten jam mësuar të jem e fortë.
- Mami, pse më fal gjithmonë?
- Sepse dashuria për ty është më e madhe se çdo gabim.
- A ke ëndrra?
- Po... shumicën i kam kthyer në ty.
- Mami, kush jam unë për ty?
- Gjithçka që kam dhe gjithçka që jam.
- Po ti kush je për mua?
- Nuk ka rëndësi... mjafton të jem pranë teje.
- Ka diçka që nuk ma ke thënë kurrë?
- Që të dua më shumë seç mund ta shpjegoj.
- Mami...
- Po?
- Edhe unë të dua më shumë se përjetësia.