


IKU I MADHI SKENDER KAMBERI POR LA PAS PANTEONIN E ARTIT TE TIJ !
Dy fjale per piktorin e popullit Skender Kamberi . Skenderi u lind ne Vlore ne 1939.Mbas liceut artistikJordan Misja kryen dhe diplomohet ne Institutin e Larte te Arteve ne 1965.
Ka marre pjese ne ekspozitat lokale e kombetare dhe ka fituar shume çmime.Punet e tij jane ekspozuar ne Austri,Kine,Athine,Egjipt,Algjeri,Rome e Gjermani.Ka qene Kryetar i Deges se Lidhjes te artisteve te Vlores dhe me vone Sekretar i Lidhjes se Shqiperise
Sa shikon pikturen e Skenderit te godet koloriti i pasur qe se bashku me ekspresivitetin e penelatave perbejne karakteristiken kryesore te stilit te tij me individualitet te spikatur! Linja e veprave te tij eshte epiko- lirike dhe kush e njeh Skenderin e lidh kete me temperamentin e tij te gjalle,pasionant,i ngohte e jetesor.”Kalores i palodhuur i piktures “do ta quante Skenderin piktori Bashkim Ahmeti.
Ne pikturen e Skenderit nderthuren elemente te rrymave te ndryshme te ndaluara per kohen,si foviste,kubiste,ekspresioniste apo abstrakte.
Keto, jo si ndikime nga keto rryma por si shprehje e intuitive e talentit te tij qe rridhnin natyrshem ne shtratin e tij piktorik.Vepra te tij : Ndihma e shokut, Nendetset, Betimi i Vrana Kontit ,Kapedan Sali Vranishti,Tragjedia e Otrantos ,Demonstrate e bukus 1942 etj. Do ta mbyll me nje shprehje te vete Skenderit qe perben filozofine artistike te piktures se tij: ” Qielli mund te pikturohet edhe blu.”