Arben Iliazi

Nonda Varfi, miku im i hershëm i kohës së studimeve, profesori i njohur i frëngjishtes në fakultet), ka sot ditëlindjen. I urojmë jetë sa më të gjatë dhe suksese pa fund në aktivitetin akademik, krijues e përkthimor! Nonda Varfi është një ndër përkthyesit tanë më të mirë, me 82 tituj të përkthyer, nga të cilët 32 romane pjesa tjetër vepra damatike, prozë e shkurtër dhe poezi. Përkthyesi Nonda Varfi, me rrugëtimin e tij në letërsinë botërore, pruri në gjuhën shqipe autorët Kazanzaqi, Bergman, Merime, Kamy, Sagan, Ben Jelloun, Jasmina Khadra, Ayme, Baffi, Crisinel, Maggiolo, Papini, Sepulveta, Paulo Coelho, Le Clezio, Kamel Daoud etj.
N. Varfi është në hullinë e vazhdimësisë së shkollës shqiptare të përkthimit, të përfaqësuar nga korifenjtë e mëdhenj të përkthimit, si: Çajupi, Noli, Zavalani, Laçaj, Malëshova, Doko,Treska, Caci, Shvarc, etj.
Kam lexuar romanin magjepsës të Paulo Coelho-s ‘’Alkimisti’’ (Botimet Toena, 2022), përkthyer nga frëngjishtja, një libër i cili ka frymëzuar miliona lexues kudo nëpër botë.
Më herët, në vitin 2000, kam pasur fatin të lexoj romanin tjetër të shkrimtarit Paulo Coelho “Veronika vendos të vdesë’.
Ja një fragment nga ky roman, përkthyer me mjeshtëri nga Nonda Varfi:
“ Nuk dua ta takoj. I kam prerë të gjitha lidhjet me botën.
Veronikës i erdhi keq që shqiptoi ato fjalë në mes të sallonit, në praninë e të gjithë të sëmurëve. Por as infermieri nuk ishte treguar shumë i matur, e kishte lajmëruar me zë të lartë se e priste e ëma, sikur kjo t’u interesonte të gjithëve.
Nuk dëshironte të takonte të ëmën, sepse takimi vetëm do t’u shkaktonte vuajtje të dyjave. Veronika i kishte urryer gjithmonë lamtumirat.
Burri u largua nga kishte ardhur ndërsa ajo u zhyt në soditjen e maleve. Dielli, më në fund, ishte rishfaqur. Ajo e dinte këtë që prej natës së shkuar, sepse, ndërkohë që luante në piano, këtë të fshehtë ia kishte besuar hëna.
“Jo, jam e çmendur, po humbas vetpërmbajtjen. Yjet u flasin vetëm atyre që quhen astrologë. Nëse hëna ka biseduar me ndokënd, ky ka qenë vetëm ai skizofreni.”
Ndërkohë, ndjeu një sëmbim në krahëror dhe dora iu mpih. Veronikës i erdhi rrotull: krizë kardiake!
***
Përkthimi për Nonda Varfin është krijimtari, që përfshin transmetimin e saktë të mendimit, duke ruajtur thelbin e mesazhit, stilin estetik të autorit dhe përshtatjen kulturore. Përkthimet e tij e kanë brenda edhe saktësinë, pra besnikërinë ndaj autorit, ndaj çdo regjistri të zërit të tij letrar, edhe autencitetin.
Veprat e përkthyera nga Varfi kanë rilindur në një kontekst tjetër, janë rikrijim në tjetër ajër.
***
Roli i përkthyesve në shoqërinë njerëzore vjen e bëhet gjithnje e më i rëndësishëm. Në gjithë historinë e njerëzimit, përkthimi do të luajë gjithmonë një rol shumë të rëndësishëm dhe të pazëvendësueshëm për zhvillimin e tij.
Në Shqipëri ka shumë njerëz që njohin gjuhë të huaja, madje dhe rreken të përkthejnë, por ka shumë pak përkthyes. Paradoksi është se ka përkthyes që nuk njohin mirë gjuhën shqipe. Bëjnë përkthime fjalë për fjalë, që mund të konsiderohet thjesht një kalim i tekstit.
Përkthimet e tye janë një lloj përkthimi automatik, që padyshim sjell humbje nga teksti original dhe mesazhi mund të mos përcillet në mënyrën e duhur.
Disa përkthyes të tjerë bëjnë përkthime strukturore, duke u fokusuar më tepër tek rendi i fjalëve, tek ruajtja e formave gramatikore. Pra, në këtë lloj përkthimi vëmendja e përkthyesit përqëndrohet tek struktura e fjalisë.
Ka edhe mjaft përkthime të lira, apo idiomatike, ku përkthyesi ruan vetëm esencën e origjinalit, por pa u kujdesur shumë për formën, strukturën e ndonjëherë, edhe përmbajtjen, dhe e ka të vështirë të transmetojë të njëjtin efekt si në një kulturë që nuk e njeh fenomenin në fjalë.
Humbjet në tekst janë të pashmngshme gjatë një procesi përkthimor, por është detyra e një përkthyesi që të jetë sa më pranë origjinalit, që të përcjellë në mënyrë sa më të përpiktë të gjithë elementët gjuhësorë, kulturorë dhe tradicionalë të një vendi tjetër.
Mendoj se prof. Nonda Varfi preferon atë lloj përkthimi, i cili kujdeset të sjellë në gjuhën e përkthimit si formën ashtu dhe përmbajtjen, duke marrë në konsideratë kontekstin. Varfi nuk mbetet i nënshtruar nga struktura e origjinalit, por e përdor modelin në mënyrë kreative, duke vendosur kuptime të tërthorta, konotacione, humor, figura stilistike, fraza ironike dhe referenca kulturore dhe sociale.
Në përkthimet e tij ruhen temat, personazhet si dhe përmbajtjet. Ky mund të konsiderohet një përkthim komunikues, i cili synon të sjellë tekstin në gjuhën e përkthimit, duke ruajtur si formën ashtu dhe përmbajtjen, në mënyrë që të komunikojë dhe të përcjellë një mesazh sa më të kuptueshëm.
Përkthimet e prof. Nondës respektojnë jo vetëm lidhjen sintaksore dhe përzgjedhjet leksikore për të ruajtur kohezionin e veprës, por fokusohen edhe tek vlerat estetike të tekstit, duke u bazuar tek kuptimi që mbartin fjalët dhe veshja e tyre me po atë domethënie në një gjuhë tjetër.
Në tërë veprat e përkthyera nga Varfi kemi një përshtatje të kulturave, duke përshtatur çdo element në mënyrë që dhe lexuesi të jetë sa më i qartë.
Në fund të fundit funksioni kryesor i përkthimit mbetet komunikimi, dialogu dhe shkëmbimi i ideve, ndërmjet sistemeve të ndryshme kulturore dhe letrare.
Disa nga përkthimet letrare të N. Varfit:
I. Romane
1) N. Kazantzakis, (Les frères ennemis), Vëllavrasësit, roman, ALBIN, 1997.
2) M. Aymé, (La jument verte), Pela e gjelbër, roman, me parthënie nga prof. Ilia Lëngu, ALBIN, 1998.
3) F. Sagan, (bashkëpërkthim)(Bonjour tristesse), Te përshëndes trishtim, roman, Afërdita, 1999
4) P. Coelho, (Veronika décide de mourir), Veronika vendos te vdesë, roman, TOENA, 2000
5) P. Coelho, (La cinquième montagne), Mali i pestë, roman, Toena, 2001.
6) P. Coelho, (Le Démon et Mademoiselle Prym), Djalli dhe zonjusha Prym, roman, TOENA, 2001
7) F. Sonnay (Les contes du tapis Béchir), Aventurat e qilimit Beshir », Baça, 2002.
P. Coelho, (Le pèlerin de Compostelle), Pelegrini i Kompostelës, TOENA, 2004.
9) P.Coelho, (L’Alchimiste) Alkimisti, TOENA, 2005
10) Marcio Veloz Maggiolo, (L’homme à l’accordéon), Merengueroja ose njeriu me fisarmonikë, Albatros, 2007.
11) L.Sepulveda, (L’histoire d’une mouette et d’un chat…), Historia e një pulëbardhe dhe e maçokut që e mësoi të fluturonte, Albatros, 2008.
12) P.Coelho, (Au bord de la rivière Piedra je me suis assise et j’ai pleuré), Në breg të lumit Piedra u ula dhe qava, Albatros, 2008.
13) Tahar Ben Jelloun, “Au pays”, Në vendlindje, TOENA, 2012
14) Tahar Ben Jelloun, “La nuit sacrée”, Nata e shenjtë, TOENA, 2012.
15) Yasmina Khadra, “La Cousine K”, Kushërira K, Bota Shqiptare, 2012.
16) Yasmina Khadra, “A quoi rêvent des loups”, Ëndrrat e ujqve, Bota Shqiptare, 2012.
17) Boualem Sansal, “Le village de l’allemand”, E fshehta e muxhahedinit gjerman, Bota Shqiptare, 2013.
18) Tahar Ben Jelloun, “Les yeux baissés”, Me sytë ulur, TOENA, 2014.
19) Kamel Daoud, Mërso, rihetim, Bota Shqiptare, 2015.
20) Yasmina Khadra, “Nata e fundit e Kadafit, TOENA, 2015.
21) Vassilis Alexakis, Do të të harroj çdo ditë, Argeta LMG, 2016
22) Tahar Ben Jelloun, Nata e mëkatit, TOENA, 2016
23) Ahmadou Kourouma, Allahu nuk është i detyruar…., Naimi. 2017
24) Guillaume Musso, “La fille de Brouklin”, Bota Shqiptare, 2017.
25) Boris Razon, “Paladium”, Ombra GVG, 2018.
26) Guillaume Musso, “Un appartement à Paris””, Bota Shqiptare….2019
27) Tahar Ben Jelloun, “Martesa për qejf”, Toena, 2019
28) Tahar Ben Jelloun, Pagjumesia, Toena, 2020.
29) Guillaume Musso, Jeta e fshehtë e shkrimtarëve, Bota Shqiptare, 2020.
30) Jacques Steiwer, Të droguar tek luksemburgasit, Ombra GVG, 2020.
31) Monika Kopanikova, Varka e pestë, Ombra GVG, 2021.
32) Guillaume Musso, E panjohura e Senës, Bota Shqiptare, 2021.
33) Adeline Dieudonné, Jeta e vërtetë, Ombra GVG, 2022.
34) Nikos Kazantzakis, Vëllavrasësit, ribotim, Botimet Koliqi, 2022.
35) Salim Bachi, (Le consul), Konsulli, me parthënie nga prof, Roland Zisi, Botimet Koliqi, 2023.
36) Joseph Andras, “Për vëllezërit tanë të lënduar”, çmimi Goncourt per romanin e parë, Botimet Koliqi, 2022.
37) Emilienne Malfatto, Le te vajtojë për ty lumi Tigër, çmimi Goncourt për romanin e parë, Me parathënie nga Prof. Roland Zisi, Bota Sqiptare, 2023.
38) Antoine Wautiers, Mahmudi ose ngritja e ujërave, Ombra GVG, 2023.
39) Minae Mizumura, Taro, një roman i vërtetë, Ombra GVG, 2023.
40) Françoise Sagan, Mirëmëngjes trishtim, ribotim, Koliqi, 2023.
41) Guillaume Musso, E pastaj, Bota Shqiptare, 2023.
42) Mylène Goupil, Fëmijët brokoli, Ombra GVG, 2023.
43) Aleksandër Dyma , Polina, në shtyp, Toena, 2024.
44) Yasmina Khadra, Les Vertueux, Të virtytshmit, në përkthim, Bota Shqiptare, 2024.
II. Teatër
1) Ingmar Bergman, (Scènes de la vie conjugale), Skena te jetës bashkëshortore, drame, ALBIN, 1997.
2) R. Baffie, (Toc-Toc comédie), (bashkëpërkthim)Të gjithë me huqe, komedi e përkthyer për Teatrin Kombëtar dhe e vënë në skenë, 2009, Albatros, 2010.
3) Pascal Lambert, Clôture de l’amour, Mbyllja e dashurisë, vënë në skenë nga Vasjan Lami dhe Luiza Xhuvani. 2020.
4) René De Obola, La Baby-sitter, vënë në skenë nga Vasjan Lami, 2022.
III. Tregime, novela, enciklopedi, letërsi për fëmijë
1) D. Ansorge, (La surdose) Mbidoza”, Drita, 1997.
2) Albert Camus, (Jonnas ou l’artiste au travail,) Zhonai ose artisti në punë, OMSCA, 1998.
3) W. Renfer, (Douvine), Douvina, Drita 1998.
4) H. Chrisinel, (Alectone), Alektona, Drita, 1998.
5) P. Mérimé, (La prise de la redoute), Marrja e fortifikatës, Argeta LMG, 1998.
6) Albert Camus, (Les muets), Gojëkyçurit, OMSCA, 1999.
7) G. Papini, (Le miroir…), Pasqyra arratisëse, MEHR LICHT, 1999.
A. Kamy, (Le Hôte), Mysafiri, OMSCA, 2000.
9) Mbidoza, përmbledhje tregimesh zvicerane, 8 autorë, Afërdita, 2001.
10) J. Mercanton, Një shenjtore, Afërdita, 2001.
11) Anne-Lise Grobety, Ndalohet Hyrja, Afërdita, 2001.
12) A, Rivaz, Vogëlushja e Rrugës Simplon, Afërdita, 2001.
13) M. Chappaz, Historia më e bukur e dashurisë. Afërdita, 2001.
14) M. Campiche, Mjerim, Afërdita, 2001.
15) Bernard Roy, (DIKI, le rossignol enchanté), Diki, bilbili i ngazëllyer, Baça, 2003.
16) A. Kamy, (L’exil et le royaume), Mërgimi dhe mbretëria » (tregime & novela), Ombra GVG, 2002.
17) J.M.G Le Clézio, Udhëtim në vendin e pemëve, Albatros, 2008.
18) Vilhelm Grim, E dashur Mili, Albatros, 2008.
19) Charles Perrault, Hirushja, Albatros, 2008.
20) Helmé Heine, Tre miqtë, përrallë, Albatros, 2008.
21) Helmé Heine, Shëtitja e tre miqve, përrallë, Albatros, 2008.
22) Robert Graves, Libri i madh i gjelbër, përrallë, Albatros, 2008.
23) Isac Bachevis Singer, Qumështi i luaneshës, përrallë, Albatros, 2008.
24) Marie Fare, Babi im është gogol, përrallë, Albatros, 2008.
25) Marie-Jose Lamorette, Si i dolën kthetrat ariut, përrallë, Albatros, 2008.
26) Prici Ring, përrallë islandeze, Albatros, 2008.
27) Lepuri trimosh, përrallë, fisi haidas, Amerikë, Albatros, 2008.
28) Anne Cuéno, Një fyell këngëtar, Albatros, 2008.
29) Tahar Ben Jelloun, “ Par le feu”, Me zjarr, Toena, 2012.
30) P.Coelho, (Le guerrier de la lumière), Luftëtari i dritës, (vëll.1), Albatros, 2008,
31) P.Coelho, (Le guerrier de la lumière), Luftëtari i dritës, (vëll.2), Albatros, 2008,
32) P.Coelho, (Le guerrier de la lumière), Luftëtari i dritës, (vëll.3), Albatros, 2008.
33) Libri i 1000 Përseve, Bota Shqiptare, 2024.
34) Fabrice Boulanger M.I.A, Thellim i njohurive, Ombra GVG, në botim. 2024.
35) Fabrice Boulanger M.I.A. Realiteti im i shtuar, Ombra GVG, në botim. 2024.
IV. poezi të përkthyera në frengjisht
1) Pranverë e përgjakur (Printemps ensanglanté),(30 poetë shqiptarë të përkthyer në frëngjisht), Tetovë, 2001.
2) Sh. Emërllahu, (Les pommes de Tetovo, poésies), Mollët e Tetovës, Poezi, Çmimi letrar “Naji Naaman, 2003.
3) P. Taçi, Cikël poezish të përkthyera në frëngjisht, çmimi i parë në Konstanca, Rumani, 2003.