Ke me u pjek prap n’dashnin…Dori Camaj

Dori Camaj

Ke me u pjek prap n'dashnin,
se n'u shkimt nji yll
s'nxihet qielli.
N'flok t'zi nat',
n'sy boj drit,
n'buz qershia t'çame
qi kullojn lang
ka me ardh...

E ti njajt ke me dek,
me do plag
qi kurr s'dite
me i lan me nxan kore.