
Gezim Llojdia
1.
Ura e Bratit është një vepër inxhinjerike, që ka qëndruar e pa lëkundur për shekuj.Ajo duke u përballur me çdo rrebesh dhe çdo dimër të egër,jetoi. Ajo është një dëshmi e fortësisë, ndërtuar me pasion, vullnet dhe material,e që nuk u nënshtruan as natyrës më të egër.Ura është si një simbol i kohës, që mbijeton dhe qëndron aty, e fortë si një trashëgimi e pashlyeshme.
2.
…Mbi të, kaluan histori.Kaluan njerëz,por ura mbeti aty.Duke mbajtur të gjallë lidhjen mes njerëzve dhe vendit. Ura tregon lidhjen e dy brigjeve të sertë.Por, që tregon se ajo është më shumë se një ndihmë e thjeshtë për kalimin e lumit. Është një lidhje , një pjesë e shpirtit të këtij vendi.Ura, siç mund ta përshkruaj një poet, është një simbol i ngritjes së mendjes dhe zemrës.E lidhur me shpirtin e atyre, që e ndërtuan dhe që të tjerët vazhdojnë ta përdorin.E ndërsa dimrat e egër dhe ujërat e rrëmbyeshëm mund ta kenë rrethuar këtë urë me çdo fuqi të natyrës.Ura mbeti një dëshmi e qëndrueshmërisë, që ndodhet pas çdo ndërtimi të tillë.Ura e Bratit është një kujtesë, që edhe përballë çdo vështirësie që sjellin kryesisht dimrat e egër .Vendalinjtë i kanë kushtuar edhe vargje që i gjejmë te autori Xhafo Muçaj:”Kur hapet mëndja dhe zemra” f 11.
..Më ka marrë malli shumë
Për Bratin tim me vulë.
Për atë fushën me ujë.
Për mullin me tre gurë.
Dhe për urën përmbi lumë.
Që hidhesh përtej matanë
Ndërtuar nga venecianë…
3.
…Ura e Bratit është një objekt monument kulture, e mbrojtur nga shteti dhe një pasuri e paçmuar e trashëgimisë tonë. Ajo qëndron si një dëshmi e përpjekjeve të atyre, që e ndërtuan dhe e ruajtën për shekuj me radhë. Ndërsa kalon koha, Ura e Bratit mbetet një lidhje e gjallë mes të kaluarës dhe të tashmes.Sot, ura e Bratit është ende në funksionim të plotë, duke shërbyer për kalimin e njerëzve, që e përdorin atë për të kaluar lumin Shushicë, që përzihet me ujërat e një lumi tjetër në një pikë të lartë. Ajo ndodhet në fshatin Brataj, rreth 40 km nga qyteti i Vlorës, dhe është një simbol i qëndrueshmërisë dhe i arkitekturës inxhinierike të kohës.
4.
…Ndër karakteristikat më të veçanta të Urës së Bratit është ndërtimi me harqe.Një stil, që e bën atë një ndër monumentet më të dalluara të kësaj periudhe.Fortësia e materialeve të përdorura, qëndron si një mrekulli inxhinierike, duke e bërë atë të aftë të përballojë kalimin e shekujve dhe të mbijetojë përballë kushteve të vështira natyrore, si reshjet e mëdha dhe rrjedhat e egra të ujit. Ura e Bratit nuk është vetëm një monument i rëndësishëm për kulturën dhe historinë tonë. Por është gjithashtu një pjesë aktive e jetës së përditshme, duke mbajtur në funksion një infrastrukturë që ka qenë jetike për këtë zonë për më shumë se gjashtë shekuj.Është një nga ato rrallë monumente që, përveç vlerës historike, ka edhe vlerë funksionale. Përdorimi i saj i vazhdueshëm, për më shumë se 600 vjet, është një testament i durueshmërisë dhe tërheqësisë së saj si një lidhje ,që lidh njerëzit me natyrën dhe me historinë.
5.
Ura e Bratit, mbanë Nr 31 në listën e propozuar për tu shpallur monument kulture në vitin 1948. …31. Ura e Bratajt, në fshatin Brataj…
…Vendimi i Rektorati i Universitetit Shtetëror të Tiranës, në mbështetje të nenit 3 të dekretit nr. 586, datë 17.3.1948 .
Mbi mbrojtjen e monumenteve të kulturës dhe të sendeve natyrale të rrallë si dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.130, datë 9.4.1995, në bazë të të cilit Universiteti Shtetëror i Tiranës autorizohet që të aprovojë në lista të posaçme monumentet e kulturës që vihen në mbrojtjen e shtetit dhe duke marrë parasysh vlerën historike, shkencore dhe artistike të monumenteve .
6.
…Brati, katundi i fshehur në luginën e Shushicës. Është një vend ku natyra flet me çdo frymë ,që prek tokën. Nga dhjetori deri në mars, agimet mbushen me shi. Dhe dimri mbështjell çdo gjë me një mjegull të dendur duke bërë, që çdo gjë të duket e mjegullt. Shirat ,që zbresin nga kreshtat e vargmaleve janë një forcë e natyrës mbi tokën.Dhe rrebeshët e papritura sjellin një ritëm të egër ,që gjithçka e mbush me zymtësi.
…Vesa, si lot, që pikon nën dritën e hënës.Dhe një bukuri e heshtur, një dritë të butë, që ndriçon errësirën e natës. Gjelbërimi ,që nis të rritet në pranverë, megjithëse i butë dhe i qetë. Duket se është një shenjë e jetës, që kthehet dhe e mbush vendin me shpresë dhe ngjyra të reja. Atje dielli i praruar lind në lindje. I artë dhe i ngrohtë, përhap ndriçimin mbi lugina dhe malet. Ndërsa ajri i freskët dhe i pastër sjell një prehje të thellë.Kreshta përmbi fshat është e “populluar nga gurët,” të cilët janë të heshtur dhe të vjetër.Por mbajnë me vete tregime të panumërta, për jetën e këtij vendi. Poshtë këmbëve të tij, Shushica rrjedh në mënyrë të qetë, herë e fryrë duke pasur pas saj një rrethim të natyrshëm, që bashkohet me përruan e Bratit, duke krijuar një bashkëpunim të natyrës dhe qetësisë së veçantë.Atje poshtë te unërat e Shushicës gjëndet ura e Brate.
7.
Ura e Bratit është një strukturë e jashtëzakonshme inxhinjerike, me dy harqe, që i japin asaj një bukuri dhe qëndrueshmëri të veçantë. Hapësira e madhe në mes është ajo ku lumi kalon, duke i dhënë urës funksionin e saj kryesor ,si një lidhje mes dy anëve të lumit. Pjesët e tjera të urës janë si dritare.Dhe kur ujërat fryhen gjatë dimrit, ato shkarkohen përmes këtyre hapësirave. Duke e bërë urën të aftë të përballojë shfrenimin e natyrës ,pa humbur stabilitetin.
Për më shumë se 6 shekuj, Ura e Bratit ka qëndruar aty.Por si një dëshmi e forcës dhe qëndrueshmërisë së ndërtimit të saj. Ajo është më shumë se një ndihmë e thjeshtë për kalimin e lumit. Është një pjesë e trashëgimisë historike dhe kulturore të këtij vendi.Ajo ka rezistuar ndaj kalimit të kohës dhe kundërshtrimeve të natyrës.
Një profil i plotë i kësaj ure është parë edhe në disa filma të njohur shqiptarë, si “Nëntori i dytë” dhe “Udha e shkronjave,” ku ajo ka shërbyer si një simbol i lidhjes mes të kaluarës.Kjo urë,që ka shërbyer për të lidhur njerëzit dhe komunitetet ,për shumë shekuj, mbetet një shenjë e pazëvendësueshme e historisë së këtij vendi.
Ura e Brate në stinën e dimrit pasqyron edhe fortësinë e saj .Shushica është lumi që ka 76 km gjatësi ndërsa kokën e ka në shurr të Kuçe.Ura e Bratit, në stinën e dimrit, pasqyron forcën dhe qëndrueshmërinë e saj. Bashkimi i lumenjve, ku përzihen ujërat e Shushicës dhe të përrenjëve të tjerë, është një nga veçoritë natyrore që e bën këtë zonë të veçantë.
5.
…Ura e Bratit, e datuar në shekullin XV-XVI, ndodhet në afërsi të fshatit Brataj dhe ka shërbyer si një pikë kalimi për shumë shekuj. Ajo lidh dy anët e lumit Shushicë dhe është një lidhje e rëndësishme mes rrugës së vjetër të Karvaneve dhe atij të Rrëzës, duke shërbyer si një arterie e rëndësishme për lëvizjen.Me një lartësi mbi 9 metra dhe një gjatësi afërsisht 30 metra.Ajo lidh fshatin Brataj me fushën e Bratës dhe Smokthinën, duke mundësuar lëvizjen e lirë mes këtyre zonave dhe duke kontribuar për shumë shekuj. Edhe sot, ajo qëndron në funksion, një dëshmi e përpjekjeve të atyre, që e ndërtuan dhe ruajtën atë duke lidhur njerëzit dhe historinë e këtij vendi.. Për të shkuar në këtë objekt kulture që i ka shërbyer zonës për shekujsh udhëtimi zgjatet në luginë të lumit .Në qendër të fshatit Brataj, rruga zbret drejt lumit. Ura gjendet përmbi ujërat e Shushicës dhe sot shërben për kalimin në pjesën e përtejme të Smokthinës, një krahinë kjo në luginë. Ura e Bratit është një ure e tipit venecian ka një lartësi nga lartësia normale e ujit e ndërtuar në një mënyrë të tillë, që të përballoj dhe vërshimet e lumit ,këndet dhe mbështetja e bëjnë që të përballojë dallgët e mëdha të lumit të cilët në shumë raste kalon mbi të .Është shpallur monument kulture Kjo urë ka shërbyer për të lidhur qytezën me pjesën tjetër të krahinës. Rreth dy km mbi Urën e Bratit, pra mbi kryqëzimin e lumenjve, ndodhet Ura e Bogdanit.
7.
…Ura e Bratit,e tipit venecian me harqet e saj dhe bukurinë e është një lidhje e pakufishme mes dy brigjeve të Shushicës dhe dy botëve të ndryshme, të kaluara dhe të tashme. Ajo qëndron aty, e fortë dhe e paepur, një dëshmi e paçmuar e arkitekturës që ka duruar pesë shekuj dhe ka përballuar, çdo rrebesh natyror. Çdo gur, çdo harq, flet për sakrificën dhe përkushtimin e atyre, që e ndërtuan, dhe mbetet një shenjë e atij pasioni të pafund ,që ka lidhur njerëzit me natyrën.Ura nuk është thjesht një kalim mes dy brigjeve. Ajo është një lidhje shpirtërore, një portë që hapet për ata që kalojnë. Duke i ftuar të ndalin dhe të ndjejnë peshën e shekujve mbi supe. Ajo ka mbajtur të gjallë legjendat dhe kujtimet e një zone , duke lidhur fshatra dhe njerëz përtej kohës, si një gur themeli i pandryshueshëm . Me kalimin e viteve, ajo ka kaluar shumë herë në heshtje.Apo si një udhërrëfyes, që ruan sekretet e historisë dhe të natyrës, duke i dhënë një vend për të kujtuar dhe për të mbajtur të gjallë ato që kanë kaluar.Ura e Bratit, e ngritur mbi dy brigje të lumit, vazhdon të na lidhë duke na kujtuar se sa i fuqishëm është ndërtimi që mbijeton, dhe se si çdo hap mbi të është një shenjë e lidhjes, që kalon përmes kohës.
*Autori ka drejtuar parqet kombëtare arkeologjike të Vlorës.