Marisa Ashiku

Lëmova skajet e jetës.
Në perimetra të përsosur
u mbylla.
Retina ndjeu presion
në një botë që përpunon.
Zemra: përmbytje lokale.
Gjeometria ime
nuk më mbron nga kaosi.
S’kam qenë kurrë
natyrë e qetë.
Materia ime derdhet,
si çdo gjë
që ruan një sekret:
liturgji e heshtur.