Ato orë
Ato orë
që i jetuam pa menduar për fundin,
ishin gjithçka që kishim.
.
Lumturia na rrinte në shpirt,
çaste që dukeshin
si magji.
.
Ato orë
më ndjekin edhe sot,
si hije që më rrinë pas shpine.
.
Malli që më zgjon
është si mjaltë i ëmbël
që rrjedh në kujtime.
.
Ato orë mbeten
si kujtime të varura
në muret e kohës.
.
Zemra vuan në heshtje
për orët që s’do kthehen më,
dhe për dhimbjen
që më zvogëlon pa zë.
.
Në ato orë
ishim vetëm ti dhe unë,
dy qenie
që ndiheshin gjallë.
