Dibra është një, e pandarë!
Merrni vesh ,motra e vllazni
Mos na ndani në t’Vogël,as t’Madhe
Të dy dibrat janë nji, janë tokë Shqipëri
Krahë për krahë histori të madhe.
Peshkopia bashkë Dibra e Tetova
Motra trinjake, me djemtë si guri
Çamëria, Ilirida e Kosova
Deri në qiell, me dritë si nuri.
Nji gjuhë, nji diell , shkaba në flamur
Në qiell e tokë betuar për atdhe
Rrebesheve mos me j’u dorëzuar kurrë
Për shqipen me vdekë sikur me le!
Tentoi Sulltan Dibrën të nënshtroj
Dhe sërbët çetnik të njëjtën tentuan
Përpjekja e tyre me turp dështoi
Se shqipëtarët trima grusht u bashkuan.
Amanet i kemi,nga t’parët e Zoti
Për armiqë, të jemi flakë e zjarr
Me besa-besë, që nga Kastrioti
Vëllezër e motra t’mos jemi të ndar’.
Kush e provoi, të na bëjë zarar
Llogari të bëra shumë keq
Trojet e Shqipes, s’u shitën n’pazar
Kush do ritentojë do shkoj për dreq…!
Dibrat, e mbarë trojet shqiptare
Për atdhe gjithëmonë bashkuar
Ndaj kotë shpresoni o bisha tinzarePara Shqiponjës do jeni turpëruar!
Tiranë,24.04.2026 v.
