I arratisur pa shkak -Lad Ndini

I ARRATISUR PA SHKAK –

Fragment nga romanin-NGA LAÇI NË KALLAMATË

Gjërat u ngatërruan papritur dhe morën rrukullimën si ajo fuçija e zbrazur që përplaset cep më cep……Kur vendosa të kaloj kufirin me Greqinë kisha në xhep dokumentat e divorcit dhe një pashaportë me vijë fallco,por para se të nisesha për rrugë u zhyta në ujrat e plazhit të Patokut për të kthjelluar mendimet.Thashë me vete ,unë nga genet biologjike jam gjysëm shqiptar dhe gjysëm grek.Këtë pjesën e grekut që pothuajse ma solli nëpërmënd kujtimi I gjyshes time nga ana e nënës,që deri sa e la këtë jetë mezi I mësoi dy fjalë shqip.E si mund të ndodhte ndryshe sipas mamasë kur linda unë u rrita në krahët e gjyshes e cila më fliste vetëm greqisht sepse mamaja u shtrua në spital dhe vuajti për disa kohë,kurse babai si ushtarak ishte me shërbim,siç më treguan më vonë ishte koha e provokacioneve të monarkove grekë në kufijt e jugut.Me kthimin e babait nga lufta në shtëpi kishte mbizotëruar përsëri shqipja dhe me mua ndodhi diçka e çudiçme harrova të flas ,nuk i përgjigjesha as gjyshes në greqisht dhe as babait në shqip.’’…E po kështu ndodh de…!’’thoshte i pakënaqur gjyshi nga ana e babait-‘’vete e qorolliset me këmbët e tija e martohet me një greçkë,sikur humbi Korça për çupa…!’’

Por siç thashë fuçija kishte marrë rrokullimën dhe nuk ndalej më.Vitet ikën dhe me ikjen e gjyshes nga ana e mamasë u shuan dalngadalë edhe fjalët e gjuhës greke në fjalorin tim të përditshëm……..Por tani pas shumë e shumë vitesh ,që më duhej të kaloja vijën e kufirit dhe të hyja në tokën greke po vrisja mëndjen teksa më godisnin dallgët e plazhit të Patokut….Më duhej të rikujtoja ato fjalët e herëshme në greqisht.Gjyshi im nga ana e mamasë njihej në të gjithë krahinën e Pogonit si njeri gazmor i këngës dhe i pijes.Gjyshja thoshte e mallëngjyer dhe jo pa një fare krenarie.’’Miçi kauri,’’ai quhej Dhimitër Kristo, por kështu e njihnin tej e mbanë krahinës’’e hidhte vallen me gotën e rakisë mbi kokë…!’’ dhe përmëndëte atë këngën ,që sipas saj gjyshi e pëlqente shumë.

‘’Qaj Minushi…!’’Qante Minushi por mua më duheshin këngët me fjalë greqisht.Ndaj vrapova në treg dhe bleva ca kaseta me këngë greke duke shpresuar se kështu do ti rikujtoja ato fjalët ,që mi kishte ngulitur gjyshja në vogëli..

Filluan pregatitjet e ethëshme për emigrimin…

Kur them se më pëlqen ta rrokullis fuçinë e zbrazur,kjo është e vërtetë…Në vënd që ta kaloja kufirin me atë pashaportën e blerë shtrenjtë,vendosa ti bija nga mali që më vonë të shkruaja në original atë novelën për’’endacakun e divorcuar’’dhe kur më në fund mbrita në atë qytetin buzë detit mu duk se i rrashë botës rrotull.Të gjitha bagazhet i lashë rrugës përveç asaj makinës së vjetër të shkrimit dhe në mos gaboj edhe ca fije letre formati…..

Nuk do të përshkruaj këtu qytetin e Kallamatës,atë do ta bëj ndonjë here tjetër..Këtu po hedh diçka të veçantë që më bëri shumë përshtypje në ato ditët e para në atë qytet të huaj.Mbas një kohe të shkurtër punësh të rëndomta,kisha arritur të blej një motor në ndjyrë të kuqe që i ngjante një gjeli të rrjepur dhe me atë sillesha rrotull duke lëshuar mbi xhamat e makinave lluksose shtëllunga tymi të zi.Në vesh më përplaseshin të sharat e shoferëve,por unë bëja sikur nuk i dëgjoja…Gjatë ditës bëja punë të ndryshme kurse në mbrëmje nxija fletët me makinën e shkrimit..Kisha lexuar nga një shkrimtar i madh ,se që të arrish të shkruash një histori tërheqëse duhet ta kesh jetuar atë.Kjo ishte edhe arsyeja që vendosa tiu futem atë mbrëmje telasheve…Dikush më tha se ato femrat e bareve të natës nuk janë edhe aq të këqija sa iu ka dalë nami,përkundrazi shumë prej tyre janë fatkeqe dhe nuk do ta dëshëronin kurrë atë mënyrë jetese..Thashë me vete’’,po nuk e provove prerjen e thikës në trupin tënd nuk e di se ç’është dhimbja….’’

Futa në xhepin e brëndëshëm tufën me dhrahmi ,që mi dha Filipi,ai punëdhënësi gjerman me origjinë angleze,që kishte vite në atë qytet grek I krehosur mbi motorin tim u lëshova rrugëve duke e bërë tzm dynjanë….

Ishte hera e pare që shkelja në një bar nate dhe ndjeva zëmrën të më rrahë fort.Sa hapa derën u ndesha me një tip të gjatë me një fytyrë si të gdhëndur në gur.Ai më udhëzoj, se ku duhej të shkoja.Pamja që mu shfaq përpara syve më dha shijen turbulluese të një magjije…Ndoshta ishin tingujt e muzikës së njohur greke,ndoshta aroma dehëse e pijeve,por më von e kuptova, se ato grackat e embla torturonjëse ishin shikimet ndjellëse të vajzave,ato buzëqeshjet joshëse..Unë që isha mësuar me ato buzëqeshjet inatçore të vajzave në atë qytetin tim, e ndjeva veten si Odiseu i joshur nga sirenat magjike…Më kishin thënë se shqiptarët pëlqeheshin shumë nga ukrainaset,por unë e dija se në bare punonin vajza nga kombësi të ndryshme…U ula mbi një ndenjëse të lartë duke u përpjekur të dukem sa më i çliruar,që mos kuptohej ,se ishte hera e parë,që shkelja në një bar.Nuk më vriste aspak ndërgjegja edhe ca lëkundje të vogla i fshiva nga mëndja duke u përpjeku ta qetësoja veten, se gjithçka e bëja thjesht ,për të njohur jetën,që më pas tregimet e mija të kishin vërtetësi dhe kureshtje…

Befas vura re ,se që matan banakut mi kishte ngulir sytë një bjonde.E ndjeva veten si ai peshkatari që ka hedhur grepin dhe fillon të ndjejë goditjet e lehta të filispanjës…-vazhdon.