Nga CIKLI: " TRIPTIKËT "
E P I L O G
- A -
Nga urrejtja
nuk kam gajle,
Bëhem burrë!
Dashurisë
s'ja dal dot,
Më djeg si furrë!
- B -
Mos u qaj!
Çdo gjë
nuk shkon si në vaj!
Mosmarrëveshjet,
Grindjet
në dashuri,
Karikim zemre, terapi;
Për t'u rindezur vullkani
Me më shumë fuqi!
- C -
E pavdekshme
DASHURIA!
S'ka varreza, për TË, TOKA!
Dhe në koma,
fle tek ZEMRA,
Rizgjohet, kur i flet KOKA!
2 maj 2026
