Shkurte Berisha

Kur errësira bie ,është natë ,ka qetësi
Frymëmarrja rëndohet,si det me stuhi
Mendimet flasin,por nuk kanë fjalë
Ngjajnë me detin e trazuar me valë.
Hapat humbasin në rrugë pa drejtim
E di shumë mirë që pas nuk ka kthim
Me vehten time kam marrë një vendim
Asnjeherë, mos të bie unë në dëshpërim.
Diku larg, një dritë më rri zgjuar
Më thërret pa zë , pa u dëgjuar
Thotë :Stuhia nuk zgjat përgjithmon’
Si dielli që lind, ashtu dhe perëndon.
Mar frymë thellë,dhe pse me mundim
E di, që brënda errësirës lind një agim
Zemra më thotë :pas dhimbjes së rëndë
Gjithçka lehtësohet e rëndon sa një pëndë.
Shkurte Berisha 20 Prill 2026