Engjëlli im-Dhurata Ndoni-Cela

Dhurata Ndoni-Cela


Sonte …


gjumin ma puthi një flutur,🦋
në faqe, ngrohtë, më ledhatoi,
qerpikët ,me krahë m’i shkundi
–Ah,mallëngjimi sonte
më zgjoi!


Kujtimet sonte ,hënën mbuluan,
në lëm’ të saj u ula unë,
atje, të gjeja puthjen e nënës,
dora e saj t’më çojë në gjum.


I ‘u luta hënës të ninullonte,
ajo më foli si me çudi:
-Unë di të jem ,për ty,veç dritë,
ninull’ të nënës ,veç ëngjëlli di !


I’u luta ëngjëllit ,më poshtë
të zbresë,
krahët e bardhë ,dërgoi ai,
një zë të njohur ,me tingull nëne:
-Këtu jam , bijë, e lumtur fli!