“T’na rrojë partia”-Dritan Mardodaj

 

“T’na rrojë partia”
Medemek sistem bipartiak.

Me kapele republika
Te nëntë katëshet s’u bjen pika
Pardesy e kapërdinë
Mendojnë vetëm për partinë.

Ka a s’ka bukë shtëpia
S’duan t’ja dijnë :-“T’na rrojë partia”!

Ka a ska ujë n’rubineta
:- Z’hëhen njerëz
Pat thënë Abdi Baleta.

Nuk e marrin azhornimin
Për partinë s’shkelin parimin
Dhe pse kjo biçim parti
Tashmë është oligarki

Ku i mbushet mëndja xhajës
Andej nga rruga e Kavajës?!
Nuk e le me shit rrigon
Edhe prap sdromsin voton!

Se mos “bluja” është më mirë
Dhe atje plot faqenzirë
I thonë këta medemek
Filoserb e filogrek

Këta hajna surrogatë
Të cilët vjellin çdo mandat
Na e quankan more plak
Bash “sistem bipartiak”!

Këta horra janë bërë bashkë
Bëjnë sikur po zihen jashtë
Ndërsa pas me padurim
Thurrin plane, inskenim.

Kur do të bëheni rob
T’i shporrni këta demagog?!

©Dritan Mardodaj