Kur zemra flet-Kasam Shaqirvela

KUR ZEMRA FLET
.”Sa herë që fjalët i thotë zemra
Dhe shpirti i ngjitet të përpjetës
Ato të dridhin nga koka tek thembra
I çajnë vet orteqet, në shtigjet e jetës.
 
Nuk ka dallime se për çka bëhet fjalë
Qoftë për dashuri apo për trimëri…
E njëjtë është vrullima që shpërthen si gurrë
Vjen ajo nga grua, apo vjen nga burrë!
 
Se zemra e bardhë, që mban të kuqin gjak
Dhe ai shpirt i mirë, që është i dëlirë
Te çdo e re a i ri, apo dhe te plakë a plak
Që vdesin për fjalën e dhënë, për fjalën e lirë.
© Kasam Shaqirvela