Kapur pas ëndrrave-Ela Zdrava

Mikja ime e vyer Moza Mimoza Poshja Dervishi të falenderoj përzemërsisht për dashurinë, që u jep vargjeve të mia nëpërmjet interpretimit tënd brilant 🙏❤️💎🫶🏻👏👏👏👏👏
✍️ Autor : Ela Zdrava
🎤Interpretoi : Mimoza Dervishi
🎬Montazhi: Autorja
Kapur pas ëndrrave
Me plot ëndrra më gjete,
mes ëndrrave më takove,
në ëndërr m’u zgjove dhe fjete,
me plot ëndrra, që më solle.

 

Mes ëndrrave u takuam,
mes ëndrrave humbëm dhe u gjetëm,
me ëndrra fjetëm dhe u zgjuam,
me ëndrra peshë ecëm.

 

Me ëndrra lidhëm enët e gjakut,
kur zemra fort na dhimbte,
me ëndrra na krijuan dhe lakun,
shpirti na gjëmonte kur s’na fliste.

 

Me acarin e ëndrrës na thanë,
në kulmin e ëndrrave na vranë,
me dritën e ëndrrës na krijuan terrin,
me tehun e ëndrrave s’arritën t’na therrnin.

 

Me ëndrra u ngjitëm ndër yje,
pas ëndrrave zbritëm në tokë,
me ëndrra lidhëm jetën nyje,
pa ëndrra s’frymojmë dot.
 
Mes ëndrrave botën harruam,
pas ëndrrave fort u kapëm,
me ëndrra çatinë tonë ndërtuam,
pas ëndrrave kurrë s’u ndalëm.
 
06/08/2016
Vellimi poetik “Jeta është e jotja”
© Ela Zdrava
Subscribe to Ela Zdrava’s Offiicial Channel 👆
👉Turn on the 🛎️ to be notified for all the new songs and poems
highlight highlightseveryonefollowers
highlightseveryone hightlightfollowers highlights2025 highlightsシ゚ highlights
videoemocional