Tahir Boçi

TRASHËGİMİA E DEMBELİT
Kam njohur një njeri që shumë punonte,
Nuk pushoi kurrë, dhe në pension që doli,
Shumëkush me bletët atë e krahasonte,
Më shumë se me njerëzit,me tokën ai foli.
Dimër a verë të qe,ditë apo natë,
Ai një punë vetes do t’ja gjente,
Herë në duar do kishte një shatë,
Herë qilizëm tokën do ta kthente.
O lumëmadh që s’ pushove kurrë,
Rehatohu se s’do rroshë gjithë jetën !
Nuk e sheh veten që je bërë si urë,
S’do ta marrësh me vete kuletën !
Kur të iki përgjithmonë,do rehatohem,
Veç me punë unë jetën e gëzova,
Sëpaku kurrë nuk do të pendohem,
Se kësaj toke kot i rëndova.
Ai iku sapo në shekullin e dytë kishte hyrë,
I shkoi në varrim dhe atij që e këshillonte,
I ndjeri,dominotë kishte punën më të vështirë,
Herë-herë dhe ndonjë mizë e qëllonte.
Por iku shpejt e me shumë borxhe i gjori,
Ferrat e baçes – trashëgimia që pas ai la,
Ato të karakterit, të gjitha me vete i mori,
Të vetmin kësmet që një dembel ka.