
Mikja ime e vyer Moza Mimoza Poshja Dervishi të falenderoj përzemërsisht për dashurinë, që u jep vargjeve të mia nëpërmjet interpretimit tënd brilant 








Kapur pas ëndrrave
Me plot ëndrra më gjete,
mes ëndrrave më takove,
në ëndërr m’u zgjove dhe fjete,
me plot ëndrra, që më solle.
Mes ëndrrave u takuam,
mes ëndrrave humbëm dhe u gjetëm,
me ëndrra fjetëm dhe u zgjuam,
me ëndrra peshë ecëm.
Me ëndrra lidhëm enët e gjakut,
kur zemra fort na dhimbte,
me ëndrra na krijuan dhe lakun,
shpirti na gjëmonte kur s’na fliste.
Me acarin e ëndrrës na thanë,
në kulmin e ëndrrave na vranë,
me dritën e ëndrrës na krijuan terrin,
me tehun e ëndrrave s’arritën t’na therrnin.
Me ëndrra u ngjitëm ndër yje,
pas ëndrrave zbritëm në tokë,
me ëndrra lidhëm jetën nyje,
pa ëndrra s’frymojmë dot.
Mes ëndrrave botën harruam,
pas ëndrrave fort u kapëm,
me ëndrra çatinë tonë ndërtuam,
pas ëndrrave kurrë s’u ndalëm.
pas ëndrrave fort u kapëm,
me ëndrra çatinë tonë ndërtuam,
pas ëndrrave kurrë s’u ndalëm.
06/08/2016
Vellimi poetik “Jeta është e jotja”
© Ela Zdrava
Subscribe to Ela Zdrava’s Offiicial Channel 
highlight highlightseveryonefollowers
highlightseveryone hightlightfollowers highlights2025 highlightsシ゚ highlights
videoemocional