Faslli Canaj

Ç’ zjarr mes ne të dyve
Ndezur rri dhe në brendësi të akullnajave
Dhe i ngroh ato
Nga ngrirja i çliron.
Thëngjijtë e shpuzës
Nga hiri i kohës mbuluar,
Brenda barkut të tyre,
Ndezur janë,
Të pashuar.
Akullnajat
Oqeaneve,
Derdhen
Ujë i ngrohtë, i kulluar.