Bujaria Amerikane – Një Shpirt Njerëzor-Shefqet Meko

Duke pritur 250-vjetorin e themelimit të SHBA-së- Amerika më bëri “tjetër njeri”.

I jam mirënjohës. Edhe pse në rininë time nuk ëndërroja të bëhesha qytetar amerikan, fati është fat. Falë bashkëshortes sime, që fitoi Lotarinë Amerikane në vitin 1999, unë u bëra pjesë e kësaj shoqërie që “zien” dhe nuk ndalet kurrë. Në pak radhë dua të sjell diçka që e kam përjetuar vetë. Momentet që kam jetuar do të “vdesin me mua”, ndaj, sa jam ende këtu ku jam, dua t’i kujtoj. Pak ditë më parë u rrëfeva për Maura Schwartz dhe Stan Nowakowski. Sot mendova të rrëfej thjesht për “bujarinë që preket”.

Ajo ka një emër: Bujari Amerikane. Është e vërtetë se shqiptarët krenohen me bujarinë e tyre. Nuk ka dyshim se ky virtyt shqiptar është më i lashtë se vetë Amerika, por kur “ledhaton” bujarinë që të ofrojnë amerikanët, sikur prek një botë tjetër. E veçanta e kësaj sjelljeje amerikane është se ajo bëhet dhe harrohet. Shumë amerikanë nuk e demonstrojnë bujarinë e tyre që ti të mbetesh përjetësisht mirënjohës. Jo. Ata e bëjnë, në radhë të parë, sepse ndihen mirë me veten. Duke ofruar atë që munden, amerikanët e vërtetë ndihen sikur kanë kryer një detyrë ndaj Zotit: kanë ndihmuar një të panjohur. Shpesh, amerikani i vërtetë e bën këtë gjest dhe pastaj zhduket në punën e vet. Nëse ti kujtohesh t’i thuash “faleminderit”, ke bërë vetëm detyrën tënde. Familja ime emigroi në Amerikë duke gjetur të hapur një “Derë Amerikane”.

Këtë nuk e kam harruar dhe nuk do ta harroj. Jo shumë njerëz e kanë një fat të tillë. Cili ishte angazhimi im pas kësaj? Të pasoja “dhuratën amerikane”, duke bërë të njëjtën gjë për të tjerët. E kam bërë, sa kam mundur, dhe jam krenar për këtë. Kujtesa ime shkon në vitin 1998. Sapo kisha themeluar Qendrën Kërkimore për Zhvillimin Rural – QKZHR.(Reserach Center for Rural Developemnt (RCRD). Një amerikan që punonte me projektin e IFDC-së,(USID Projekt), Chan Sieben, nga Illinois, më premtoi një dhuratë dhe më fali kompjuterin e parë të jetës sime. Aty mora email-et e para dhe fillova të “mësoja të ardhmen”. Kur u largova për në Amerikë, këtë dhuratë e përcolla me dokumentacion si pronë të kësaj organizate, të cilën ia lashë, me dokumente zyrtare, një dibrani që, sa më kujtohet, quhej Agim Deva, nga Muhurri i Dibrës. Viti 2000. Viti im i parë në SHBA.

Një gazetar i njohur në Kansas City, Ken Root, mësoi se sapo kisha emigruar në Amerikë. Me të isha takuar gjatë një udhëtimi në SHBA në vitin 1996 dhe patëm një intervistë në radion “Agri-Talk”. A e dini cila ishte dhurata e tij? Një kompjuter i përdorur, por jashtëzakonisht i dobishëm. Në ato kohë, Ken Root do të shkruante me entuziazëm për mua, duke botuar një artikull të veçantë dhe të paharruar: “Shefqet Meko Comes to America” – “Shefqet Meko vjen në Amerikë”. Ai kompjuter ishte porta ime e parë elektronike në SHBA, një portë që nuk mund ta harroj kurrë. Gazetari Ken Root do të më ndiqte hap pas hapi në SHBA, duke marrë pjesë edhe në festën shqiptare në Minneapolis “Thank You USA”, ku unë, bashkë me familjen time, shpreha mirënjohjen që isha bërë qytetar amerikan. Ishte një kapërcim i madh në jetën time, një kapërcim që ende nuk di si ta shpreh plotësisht. Festa e vetme e shqiptarëve në qytetet binjake. E pohoj me krenari. Një tjetër njeri kërkoi që emri i tij të mos përmendej askund. Ishte një i krishterë amerikan i jashtëzakonshëm.

Në vjeshtën e vitit 2000, ai do të më ofronte një drekë familjare në një restorant në Mall of America dhe do të më blinte një xhup për dimër. Sa herë vesh një rrobë të re, më kujtohet ai njeri që kërkoi të mbetej pa emër. Dhe ndoshta pikërisht aty qëndron madhështia e bujarisë: të japësh, pa kërkuar të dukesh. Po unë, çfarë mësova nga kjo bujari? Së pari, nuk e harrova kurrë. Së dyti, jam munduar ta përcjell te të tjerët atë lloj mbështetjeje që kam provuar nga amerikanët. Në jetën time amerikane kam pasur rastin t’u hap derën miqve, të afërmve, emigrantëve të sapoardhur dhe njerëzve që kërkonin një dorë në ditët e para të vështira. Disa prej tyre erdhën me ëndrra të mëdha dhe me mundësi të pakta. Disa kishin nevojë për një ftesë, disa për një këshillë, disa për një adresë, disa për një punë, disa për një njeri që t’u thoshte: “Mos u tremb, këtu fillohet nga e para.”

Kam qenë i lumtur kur kam mundur të ndihmoj mikun tim të madh, të ndjerin Medi Koxhaj, të vinte dy herë në SHBA. Kam qenë i lumtur kur kam mundur t’u jem pranë familjeve shqiptare që kërkonin një fillim më të sigurt në këtë vend. Jam ndier mirë kur një emigrant shqiptar, i hutuar në fillim, gjeti më pas rrugën e vet, miqtë e vet, familjen e vet dhe dinjitetin e vet amerikan. Emrat janë të shumtë, historitë janë të shumta, por nuk dua t’i kthej në listë. Bujaria nuk është regjistër. Bujaria është kujtesë dhe mirënjohje. Dikush mund ta harrojë; s’ka gjë. Harresa mbetet në “xhepin e tij”. Në qytetet binjake kam parë shqiptarë që vinin me valixhe të vogla dhe me brenga të mëdha. Kam parë sy që kërkonin një pikë orientimi. Kam parë familje që trembeshin nga e panjohura, por që, pak nga pak, u ngritën në këmbë. Nëse kam qenë diku pranë tyre, qoftë edhe për një çast, këtë e shoh si vazhdim të asaj që dikur amerikanët bënë për mua. Nuk e them këtë për të kërkuar falënderime. E them sepse kështu mbyllet rrethi i mirënjohjes: merr një dorë dhe, një ditë, bëhesh dorë për dikë tjetër.

Amerika ka një bujari të veçantë: ajo të rrëfen rrugët, të jep mbështetjen kur je në nevojë dhe pastaj të lë të ecësh vetë, nëse nuk ke frikë. A nuk është kjo bujari e vërtetë? Bujarinë nuk e mban mend ai që e bën. Bujarinë e kujton ai që e ka marrë, siç e kujtoj unë. Prandaj solla këta shembuj: për të dëshmuar se një e mirë e përjetuar nuk duhet varrosur kurrë. Ajo duhet përcjellë. Nuk ka një komb të dytë si Amerika, ku ndihma të afrohet dhe, pas saj, “amerikani zhduket”. Amerika 250-vjeçare është plot me shembuj të tillë. Jam i bindur se secili ka “rrëfimin e vet”. Në fakt, kjo “zhdukje amerikane” ka një kuptim gati tejtokësor. Është si universi në pafundësinë e vet: i pranishëm, edhe kur nuk duket. Kam filluar edhe unë të bëhem i tillë: të ofroj ndihmë për njerëz që nuk i njoh, madje ndonjëherë as nuk dua t’i njoh më tej. Kjo është si një dhuratë që fluturon në qiell dhe pastaj të ndjek pas me një magji të habitshme. Nuk e di nëse këtë e menaxhon Zoti, rastësia apo thjesht prirja e njeriut për t’u bërë më i mirë. Di vetëm se një e mirë, kur përcillet, nuk humbet. Ajo gjen rrugën e vet.

Unë jam produkt i bujarisë amerikane, sikurse kam mbijetuar në Shqipëri falë bujarisë dhe burrërisë shqiptare. Të dyja dua t’i bashkoj brenda vetes. Nuk e di pse, megjithatë, ato mbeten të veçanta. Unë dua t’i përqafoj të dyja, ashtu siç përqafon një baba i mirë fëmijët e vet të rritur, që largohen për të dëshmuar burrërinë, pavarësinë dhe dinjitetin e moshës. Jeta rrokulliset në kohë, mes shanseve që njeriu merr dhe atyre që njeriu u jep të tjerëve. Sa mirë është të dish të jesh mirënjohës. Dhe po aq mirë është të dish ta përcjellësh më tej atë që ke marrë: bujarinë amerikane.

AMERICAN GENEROSITY – A HUMAN SOUL

-Awaiting the 250th Anniversary of the Founding of the United States- America made me “a different man.” I am grateful to it. Although in my youth I never dreamed of becoming an American citizen, fate is fate. Thanks to my wife, who won the U.S. Diversity Visa Lottery in 1999, I became part of this society that is always “boiling” and never stops. In a few lines, I want to share something I have lived through myself. The moments I have experienced will “die with me,” so while I am still here, where I am, I want to remember them. A few days ago, I wrote about Maura Schwartz and Stan Nowakowski. Today I thought I would write simply about “generosity that can be touched.” It has a name: American generosity. It is true that Albanians take pride in their generosity. There is no doubt that this Albanian virtue is older than America itself, but when you “touch” the generosity offered by Americans, it feels as though you are touching another world. What is special about this American behavior is that it is done and then forgotten. Many Americans do not show generosity so that you will remain forever grateful to them. No. They do it, first of all, because they feel good within themselves.

By offering what they can, true Americans feel as though they have fulfilled a duty before God: they have helped a stranger. Often, the true American makes this gesture and then quietly disappears into his own work. If you remember to say “thank you,” you have only done your own duty.

My family emigrated to America by finding an “American door” open to us. I have not forgotten this, and I never will. Not many people have such a fortune. What was my commitment after that? To pass on the “American gift” by doing the same thing for others. I have done this as much as I could, and I am proud of it. My memory goes back to 1998. I had just founded the Research Center for Rural Development — RCRD. An American who worked with the IFDC project, a USAID project, Chan Sieben from Illinois, promised me a gift and gave me the first computer of my life. On it, I received my first emails and began to “learn the future.” When I left for America, I passed that gift on, with documentation, as property of that organization, which I left, with official papers, to a man from Dibra who, as far as I remember, was named Agim Deva, from Muhurr in Dibra. The year was 2000. My first year in the United States. A well-known journalist in Kansas City, Ken Root, learned that I had just emigrated to America. I met him during a trip to the United States in 1996, and we did an interview on the radio program “Agri-Talk.” Do you know what his gift was? A used computer, but an extraordinarily useful one. At that time, Ken Root would write about me with enthusiasm, publishing a special and unforgettable article: “Shefqet Meko Comes to America.” That computer was my first electronic gateway in the United States, one I will never forget. Ken Root would follow me step by step in America, even taking part in the Albanian celebration in Minneapolis, “Thank You USA,” where I, together with my family, expressed my gratitude for becoming an American citizen. It was a great leap in my life, a leap I still do not know how to fully express. It was the only Albanian celebration in the Twin Cities. I state this with pride. Another man asked that his name not be mentioned anywhere. He was an extraordinary American Christian. In the fall of 2000, he offered my family and me lunch at a restaurant in the Mall of America and bought me a winter jacket. Whenever I wear a new piece of clothing, I remember that man who asked to remain nameless. And perhaps that is exactly where the greatness of generosity lies: to give without seeking to be seen. But what did I learn from this generosity? First, I never forgot it. Second, I have tried to pass on to others the same kind of support I received from Americans. In my American life, I have had the chance to open the door to friends, relatives, newly arrived immigrants, and people who needed a helping hand in their first difficult days. Some of them came with great dreams and few opportunities. Some needed an invitation, some needed advice, some needed an address, some needed a job, and some needed a person to tell them: “Do not be afraid; here, you begin again from the start.” I was happy when I was able to help my great friend, the late Medi Koxhaj, come to the United States twice.

I was happy when I was able to stand close to Albanian families who were seeking a safer beginning in this country. I felt good when an Albanian immigrant, confused at first, later found his own path, his own friends, his own family, and his own American dignity. The names are many, the stories are many, but I do not want to turn them into a list.

Generosity is not a register. Generosity is memory and gratitude. Someone may forget; that is all right. Forgetfulness remains in “his own pocket.” In the Twin Cities, I have seen Albanians arriving with small suitcases and great worries. I have seen eyes searching for a point of orientation. I have seen families frightened by the unknown, but little by little, they stood on their feet. If I was somewhere near them, even for a moment, I see that as a continuation of what Americans once did for me. I do not say this to seek thanks. I say it because this is how the circle of gratitude closes: you receive a helping hand, and one day, you become a helping hand for someone else. America has a special generosity: it shows you the roads, gives you support when you are in need, and then lets you walk on your own, if you are not afraid. Is this not true generosity?

The one who gives does not remember the generosity. The one who received it remembers it, as I remember it. That is why I brought these examples: to testify that a good deed once experienced should never be buried. It must be passed on. There is no second nation like America, where help is offered and, afterward, the American quietly disappears. The 250-year-old America is full of such examples. I am convinced that everyone has “his own story.” In fact, this “American disappearance” has an almost otherworldly meaning. It is like the universe in its infinity: present, even when it cannot be seen. I, too, have begun to become like that: to offer help to people I do not know, and sometimes I do not even wish to know them further. It is like a gift that flies into the sky and then follows you with a strange magic. I do not know whether God manages this, or chance, or simply the human inclination to become better. I only know that a good deed, when passed on, is not lost. It finds its own way.

I am a product of American generosity, just as I survived in Albania thanks to Albanian generosity and noble character. I want to unite both within myself. I do not know why, nevertheless, they remain distinct. I want to embrace them both, just as a good father embraces his grown children, who leave to prove their maturity, independence, and dignity. Life rolls through time, between the chances a person receives and those a person gives to others. How good it is to know how to be grateful. And how equally good it is to know how to pass on what you have received: American generosity.

Shefqet Meko Minneapolis, May 2026, (Photo montage by AI, not mine)