Puthmë pra…Petro L. Sota

PUTHMË PRA…
————————
Me përkëdhelje, ta preka dorën,
Në ato çaste, ndjeva diçka,
Buzët e tua, zjarrin morën,
Dhe më thoshje;-puthmë pra…!
 
 
Po e shikoja, në gjoksin tënd,
Që përpëlitej, aty nën bluzë,
Gjithë ai nur, që të kishte rënë,
Lehtë me thoshje;-puthmë në buzë…!

 

Të dridhej buza, më s’po flisje,
Se digjej shpirti, ish bërė prush,
Puthjen në buzë, sa shumë e prisje,
Por më thoshje ;- edhe në gushë…

 

Unë do të bëja, çfar të doje,
Që të mos digjej e jotja buzë,
Ti dhe gjirin, po ta mbuloje,
Unë do ta gjeje, aty nën bluzë…

 

Çfar të shihja, më parë unë,?
Me një shikim, më thirre vetë,
Vështrimin derdhe, porsi lumë,
Dhe më qerpikët, si shigjetë…

 

S’të mungonte, ty as harku,
Që t’më plagosje, ashtu mua,
Kur të preka, poshtë tek barku,
Shumë më dogjën buzët e tua…

 

Po të shikoja, sytë e zinjë,
Por në gushë, varej gjerdani,
Pak më poshtë, bukur të rrinë,
Si dy boce, që i mbulon fustani…

 

Ndërsa ti vetë, më kuptove,
Dhe dicka, doje të m’thoshje,
Por s’po mundeshe, vetëm rënkoje,
Si e plagosur, moj bukuroshe…

 

Të dridhej trupi, si në ethe,
Dorën fort, po ma shtërngoje,
Mbyllur qerpiku, si një gjethe,
Dhe asgjë, nuk po shikoje…
 
 
Në krahët e mi, ti kishe mbetur,
Një pikë loti, në buzë të ra,
I gjithë shpirti, të ishte tretur,
Më thoshje lehtë ; – puthmë pra.!