Parada e jetës-Sheqere Sina

Parada e Jetës

Morí shtamën e shkoi në krua,Pupëlbardha me sy qershi,Ia verboi mendjen plakut të zi,U mahnit ustai kur e pa.”Punë të mbarë, o usta!”I thotë çupa e në sy e vështronte.”Mirëseerdhe, o pupëlbardhë,Të ngrësha vetullën me gjithë sy!Çupë, më bëre magji, do të laj ty me flori,Veç të të fus një herë në gji…”Çupa plakun në sy e pa,Ndërsa në mend një përrallë i ra:”Mua floriri më ra në dorë,Bukurinë Zoti ma dhuroi,Do t’ia punoj këtij budallai!””Ngrije kokën, o moj çupë,Të të puth atë gushë si dëborë!

” —I thotë plaku delnxhi.

—”Do ta mbush gushën me flori!”U mendua vajza gjatë:”Bukurinë e kam unë fat,O Zot, më fal, po s’bëj mëkat!Do t’i them unë dy fjalë,Sa ta fus në çark këtë djalë,Se unë floririn e kam hak!”Mbushi shtamën te burimi,Ustait ia luajti syrin:”Hajde sonte në shtëpi!”E gënjeu sy për sy.”Burri më iku refugjat,Më jep flori, të kënaqesh në shtrat!”Ky ustai ra në dashuri,Me Pupëlbardhën për karshi.Vajti çupa në shtëpi,I thotë burrit: “Hahaha, o burrë, ke një misteri!Do të na mbushet shtëpia me flori!

“Burri e dinte mirë me siguri,Se Pupëlbardha kishte mençuri.Ajo kishte nder, ajo kishte besë,Faqen e bardhë s’e bënte të zezë.

“Grua,” — i tha burri trim, —”Ftoje ustain sa të errësohet nata,Mos ki frikë se jam në vrojtim,Të dua shumë, o shpirti im!”Burri u ngrit herët që me natë,Shkoi tek ustai e i la një amanet:”Ore mik, do të iki refugjat,Ma ruaj gruan se e kam merak…”Ustai, kur dëgjoi këto fjalë,U bë plaku porsi djalë:”Ik, o bir, ti pa merak!Do ta respektoj nusen si çupën time,Shko e puno në kurbet i qetë,Se nusen tënde ta ruaj vetë,Jam usta dhe babaxhan!”

Sa u errësua nata mbi fshat,Vajti ustai e troket në derë:”Hape derën, o pupëlbardhë,Të të puth gushë e sy,Unë ustai do të laj me flori!”Pupëlbardha qeshi: “Hahaha, eja, eja, mërmërit, eja budalla!”Por veten e kishte siguruar,Nuk e shkelte zemrën me këmbë,Të binte në atë mallkim,Se burri rrinte pas dere, sigurim.Kur hyri ustai në derë,Vetja në qejf i hyri pa llogari,Nga dëshira për të rënë në shtrat.Sa filloi ta përkëdhelte me nxitim…U hap dera me rrëmbim!Pupëlbardha, për të mos u diktuar,E futi në arkë të mallkuarin.Kur hyri burri në shtëpi,I thotë gruaja me habi:”Pse u ktheve, o flori?””Ehh, moj grua, lexova në gazetë,Lëkura e ustait kushtonte shtrenjtë!Më jep çiften se do t’marr shënjë!”Kur qëlloi e bëri BAM,Ustai thirri: “Aman, aman!Kam dy qypa me flori,Më lini të gjallë, do t’ua jap të dy!”Dhe iku me vrap, ia solli floririn,Pupëlbardha tha: “Paska fat!”E gënjeu, e çoi te uji dhe ujë nuk i dha.Ndaj ju pleq mos u gënjeni,Për pak çaste, vlerën mos e humbni!

Autore: Sheqere Sina (Ozuni)
Të gjitha të drejtat janë të autorit të rezervuara